Mahmudi na ka thënë: Na ka treguar Ubejdullahu, e ky nga Israili se Tarik ibn Abdurrahmani tregon: “U nisa për në haxh dhe, gjatë rrugës, kalova pranë disa njerëzve që faleshin, andaj i pyeta: “Cila xhami është kjo?” - Kjo është pema, pranë së cilës i Dërguari i Allahut ﷺ ka dhënë besën e Ridvanit, - thanë ata. Kështu, shkova te Seid ibn Musejebi dhe i tregova për këtë. Ai më tha: “Babai më ka treguar se ka qenë në mesin e atyre që ia kanë dhënë besën të Dërguarit të Allahut ﷺ nën pemë, mirëpo, kur shkuan pas një viti, kishin harruar cila ka qenë dhe nuk kishin mundur ta gjenin. Pastaj tha: “Shokët e Muhamedit ﷺ nuk e dinin, e po e dini ju? Ju jeni më të dijshëm!”
حَدَّثَنَا مَحْمُودٌ: حَدَّثَنَا عُبَيْدُ اللَّهِ، عَنْ إِسْرَائِيلَ، عَنْ طَارِقِ بْنِ عَبْدِ الرَّحْمَنِ قَالَ: انْطَلَقْتُ حَاجًّا فَمَرَرْتُ بِقَوْمٍ يُصَلُّونَ قُلْتُ: مَا هَذَا الْمَسْجِدُ؟ قَالُوا: هَذِهِ الشَّجَرَةُ، حَيْثُ بَايَعَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ بَيْعَةَ الرُّضْوَانِ. فَأَتَيْتُ سَعِيدَ بْنَ الْمُسَيَّبِ فَأَخْبَرْتُهُ فَقَالَ سَعِيدٌ: حَدَّثَنِي أَبِي أَنَّهُ كَانَ فِيمَنْ بَايَعَ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ تَحْتَ الشَّجَرَةِ قَالَ: فَلَمَّا خَرَجْنَا مِنَ الْعَامِ الْمُقْبِلِ نَسِينَاهَا، فَلَمْ نَقْدِرْ عَلَيْهَا. فَقَالَ سَعِيدٌ: إِنَّ أَصْحَابَ مُحَمَّدٍ ﷺ لَمْ يَعْلَمُوهَا وَعَلِمْتُمُوهَا أَنْتُمْ، فَأَنْتُمْ أَعْلَمُ!.