Sahihu i Buhariut — Hadithi 4167

Betejat · Transmetuesi: Abdullah ibn Zejd Maziniu

Shqip

Ismaili na ka thënë: Na ka treguar vëllai im, e ky nga Sulejmani, e ky nga Amër ibn Jahjai se Abad ibn Temimi tregon: “Ditën e Harrës njerëzit i dhanë besën Abdullah ibn Handhales. Atëherë Ibn Zejdi tha: “Për çfarë po i japin besën njerëzit Ibn Handhales?” - (Për luftë) deri në vdekje, - i tha dikush. - Pas të Dërguarit të Allahut ﷺ nuk ia jap besën askujt për këtë, - tha Ibn Zejdi. Ai pati marrë pjesë në Hudejbije së bashku me të Dërguarin e Allahut ﷺ.”

Arabisht

حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ، عَنْ أَخِيهِ، عَنْ سُلَيْمَانَ، عَنْ عَمْرِو بْنِ يَحْيَى، عَنْ عَبَّادِ بْنِ تَمِيمٍ قَالَ: لَمَّا كَانَ يَوْمُ الْحَرَّةِ - وَالنَّاسُ يُبَايِعُونَ لِعَبْدِ اللَّهِ بْنِ حَنْظَلَةَ - فَقَالَ ابْنُ زَيْدٍ: عَلَى مَا يُبَايِعُ ابْنُ حَنْظَلَةَ النَّاسَ؟ قِيلَ لَهُ: عَلَى الْمَوْتِ. قَالَ: لاَ أُبَايِعُ عَلَى ذَلِكَ أَحَدًا بَعْدَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ. وَكَانَ شَهِدَ مَعَهُ الْحُدَيْبِيَةَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4167