Sahihu i Buhariut — Hadithi 4167

36. Nënkapitulli: Beteja e Hudejbijes

Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Allahu është i kënaqur me ata besimtarë, kur t’u betuan për besnikëri nën hijen e pemës. Ai e dinte se ç’kishte në zemrat e tyre, prandaj u dha atyre qetësi dhe i shpërbleu me një fitore të afërt.” (Fet’h, 18)

4167. Nga: Abdullah ibn Zejd Maziniu

Ismaili na ka thënë: Na ka treguar vëllai im, e ky nga Sulejmani, e ky nga Amër ibn Jahjai se Abad ibn Temimi tregon: “Ditën e Harrës njerëzit i dhanë besën Abdullah ibn Handhales. Atëherë Ibn Zejdi tha: “Për çfarë po i japin besën njerëzit Ibn Handhales?”

- (Për luftë) deri në vdekje, - i tha dikush.

- Pas të Dërguarit të Allahut ﷺ nuk ia jap besën askujt për këtë, - tha Ibn Zejdi.

Ai pati marrë pjesë në Hudejbije së bashku me të Dërguarin e Allahut ﷺ.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4167

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?