4178, 4179 - Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky e ka dëgjuar Zuhriun se gjatë transmetimit të hadithit ka thënë: E kam mbajtur në mend një pjesë të hadithit, ndërsa më pas ma ka përforcuar këtë Mameri, e ky nga Urve ibn Zubejri se Misver ibn Mahremi dhe Mervan ibn Hakemi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), - duke e plotësuar njëri-tjetrin, - tregojnë: “Vitin e Hudejbijes, Pejgamberi ﷺ u nis me një mijë e ca qindra shokë të tij. Kur arritën në Dhul Hulejfe, Pejgamberi ﷺ ia vendosi qaforen kurbanit dhe e damkosi, pastaj hyri në ihram për umre. Më pas dërgoi një vrojtues prej fisit huzaë. Pejgamberi ﷺ eci derisa arriti te vendi Gadir Eshtat, ku i vajti vrojtuesi dhe i tha: “Kurejshët janë mbledhur kundër teje, kanë mbledhur edhe fise të ndryshme, të cilat do të të luftojnë, do të të pengojnë nga vizita e Qabesë dhe do të të ndalojnë.” Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “O ju njerëz, më jepni mendimin tuaj. A mendoni të nisem drejt familjeve dhe fëmijëve të këtyre që duan të na pengojnë nga Qabeja (aleatëve mekas) ? Ashtu që, nëse ata u venë në mbrojtje (familjeve) , i bie që Allahu na ka hequr qafe një pjesë idhujtarësh . Përndryshe, do t'i lëmë pa asgjë.” Ebu Bekri tha: “O i Dërguari i Allahut, ia ke mësyrë Qabesë pa pasur qëllim të vrasësh e të luftosh ndokënd, andaj vazhdo drejt saj! Atë që na pengon, do ta luftojmë.” Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Vazhdoni, me emrin e Allahut!”
حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مُحَمَّدٍ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ قَالَ: سَمِعْتُ الزُّهْرِيَّ، حِينَ حَدَّثَ هَذَا الْحَدِيثَ، حَفِظْتُ بَعْضَهُ، وَثَبَّتَنِي مَعْمَرٌ عَنْ عُرْوَةَ بْنِ الزُّبَيْرِ، عَنِ الْمِسْوَرِ بْنِ مَخْرَمَةَ، وَمَرْوَانَ بْنِ الْحَكَمِ، - يَزِيدُ أَحَدُهُمَا عَلَى صَاحِبِهِ - قَالاَ: خَرَجَ النَّبِيُّ ﷺ عَامَ الْحُدَيْبِيَةِ فِي بِضْعَ عَشْرَةَ مِائَةً مِنْ أَصْحَابِهِ، فَلَمَّا أَتَى ذَا الْحُلَيْفَةِ قَلَّدَ الْهَدْىَ، وَأَشْعَرَهُ، وَأَحْرَمَ مِنْهَا بِعُمْرَةٍ، وَبَعَثَ عَيْنًا لَهُ مِنْ خُزَاعَةَ، وَسَارَ النَّبِيُّ ﷺ حَتَّى كَانَ بِغَدِيرِ الأَشْطَاطِ، أَتَاهُ عَيْنُهُ قَالَ: إِنَّ قُرَيْشًا جَمَعُوا لَكَ جُمُوعًا، وَقَدْ جَمَعُوا لَكَ الأَحَابِيشَ، وَهُمْ مُقَاتِلُوكَ وَصَادُّوكَ عَنِ الْبَيْتِ وَمَانِعُوكَ. فَقَالَ: "أَشِيرُوا أَيُّهَا النَّاسُ عَلَىَّ، أَتَرَوْنَ أَنْ أَمِيلَ إِلَى عِيَالِهِمْ وَذَرَارِيِّ هَؤُلاَءِ الَّذِينَ يُرِيدُونَ أَنْ يَصُدُّونَا عَنِ الْبَيْتِ؟ فَإِنْ يَأْتُونَا كَانَ اللَّهُ عَزَّ وَجَلَّ قَدْ قَطَعَ عَيْنًا مِنَ الْمُشْرِكِينَ، وَإِلاَّ تَرَكْنَاهُمْ مَحْرُوبِينَ". قَالَ أَبُو بَكْرٍ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، خَرَجْتَ عَامِدًا لِهَذَا الْبَيْتِ، لاَ تُرِيدُ قَتْلَ أَحَدٍ وَلاَ حَرْبَ أَحَدٍ، فَتَوَجَّهْ لَهُ، فَمَنْ صَدَّنَا عَنْهُ قَاتَلْنَاهُ. قَالَ: "امْضُوا عَلَى اسْمِ اللَّهِ".