Sahihu i Buhariut — Hadithi 4194

Betejat · Transmetuesi: Seleme ibn Ekvai

Shqip

Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Hatimi, e ky nga Jezid ibn Ebu Ubejdi se Seleme ibn Ekvai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Dola prej Medinës para se të thirrej ezani i parë i sabahut, ndërkaq devetë e të Dërguarit të Allahut ﷺ kullosnin në vendin Dhu Kared. Aty më takoi një shërbëtor i Abdurrahman ibn Aufit, i cili më tha: “Devetë e të Dërguarit të Allahut ﷺ janë rrëmbyer.” - Kush i ka rrëmbyer? - e pyeta. - Fisi gatafan, - ma ktheu. Atëherë, thirra tri herë: “O njrëz!” Saqë më dëgjuan çfarë ka mes dy pllajave të Medinës. Pastaj shpejtova në drejtim të tyre, derisa i zura, ku i gjeta duke nxjerrë ujë. Si shigjetar që isha, fillova t'i gjuaj me shigjeta duke u thënë: “Unë jam Ibn Ekva, ndërsa sot është dita e poshtërimit.” Këto fjalë i përsërita disa herë, derisa i shpëtova devetë dhe ua rrëmbeva tridhjetë guna. Më pas, erdhi Pejgamberi ﷺ me njerëzit e tjerë dhe unë i thashë: “O Pejgamber i Allahut! Ata janë të etur. I kam penguar të pinë, andaj dërgo dikë pas tyre.” Pejgamberi ﷺ më tha: “O Ibn Ekva! I ke robëruar, ji i butë!” Gjatë kthimit, bashkë me të Dërguarin e Allahut ﷺ hipëm në deve derisa hymë në Medinë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ بْنُ سَعِيدٍ: حَدَّثَنَا حَاتِمٌ، عَنْ يَزِيدَ بْنِ أَبِي عُبَيْدٍ قَالَ: سَمِعْتُ سَلَمَةَ بْنَ الأَكْوَعِ يَقُولُ: خَرَجْتُ قَبْلَ أَنْ يُؤَذَّنَ، بِالْأُولَى، وَكَانَتْ لِقَاحُ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ تَرْعَى بِذِي قَرَدٍ قَالَ: فَلَقِيَنِي غُلاَمٌ لِعَبْدِ الرَّحْمَنِ بْنِ عَوْفٍ فَقَالَ: أُخِذَتْ لِقَاحُ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ. قُلْتُ: مَنْ أَخَذَهَا؟ قَالَ: غَطَفَانُ. قَالَ: فَصَرَخْتُ ثَلاَثَ صَرَخَاتٍ: يَا صَبَاحَاهْ قَالَ: فَأَسْمَعْتُ مَا بَيْنَ لاَبَتَىِ الْمَدِينَةِ. ثُمَّ انْدَفَعْتُ عَلَى وَجْهِي حَتَّى أَدْرَكْتُهُمْ وَقَدْ أَخَذُوا يَسْتَقُونَ مِنَ الْمَاءِ، فَجَعَلْتُ أَرْمِيهِمْ بِنَبْلِي، وَكُنْتُ رَامِيًا، وَأَقُولُ: أَنَا ابْنُ الأَكْوَعْ، الْيَوْمُ يَوْمُ الرُّضَّعْ. وَأَرْتَجِزُ حَتَّى اسْتَنْقَذْتُ اللِّقَاحَ مِنْهُمْ، وَاسْتَلَبْتُ مِنْهُمْ ثَلاَثِينَ بُرْدَةً قَالَ: وَجَاءَ النَّبِيُّ ﷺ وَالنَّاسُ فَقُلْتُ: يَا نَبِيَّ اللَّهِ قَدْ حَمَيْتُ الْقَوْمَ الْمَاءَ وَهُمْ عِطَاشٌ، فَابْعَثْ إِلَيْهِمُ السَّاعَةَ. فَقَالَ: "يَا ابْنَ الأَكْوَعِ، مَلَكْتَ فَأَسْجِحْ". قَالَ: ثُمَّ رَجَعْنَا وَيُرْدِفُنِي رَسُولُ اللَّهِ ﷺ عَلَى نَاقَتِهِ حَتَّى دَخَلْنَا الْمَدِينَةَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4194