Sahihu i Buhariut — Hadithi 4194

38. Nënkapitulli: Beteja Dhatu Kared

Betejë në të cilën u sulmuan devetë e Pejgamberit ﷺ, tri net para Hajberit

4194. Nga: Seleme ibn Ekvai

Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Hatimi, e ky nga Jezid ibn Ebu Ubejdi se Seleme ibn Ekvai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Dola prej Medinës para se të thirrej ezani i parë i sabahut, ndërkaq devetë e të Dërguarit të Allahut ﷺ kullosnin në vendin Dhu Kared. Aty më takoi një shërbëtor i Abdurrahman ibn Aufit, i cili më tha: “Devetë e të Dërguarit të Allahut ﷺ janë rrëmbyer.”

- Kush i ka rrëmbyer? - e pyeta.

- Fisi gatafan, - ma ktheu.

Atëherë, thirra tri herë: “O njrëz!” Saqë më dëgjuan çfarë ka mes dy pllajave të Medinës.

Pastaj shpejtova në drejtim të tyre, derisa i zura, ku i gjeta duke nxjerrë ujë. Si shigjetar që isha, fillova t'i gjuaj me shigjeta duke u thënë: “Unë jam Ibn Ekva, ndërsa sot është dita e poshtërimit.” Këto fjalë i përsërita disa herë, derisa i shpëtova devetë dhe ua rrëmbeva tridhjetë guna. Më pas, erdhi Pejgamberi ﷺ me njerëzit e tjerë dhe unë i thashë: “O Pejgamber i Allahut! Ata janë të etur. I kam penguar të pinë, andaj dërgo dikë pas tyre.” Pejgamberi ﷺ më tha: “O Ibn Ekva! I ke robëruar, ji i butë!” Gjatë kthimit, bashkë me të Dërguarin e Allahut ﷺ hipëm në deve derisa hymë në Medinë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4194

Hadithe të ngjashme: Shiko (2)

Fjalë të panjohura?