Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: Na ka treguar Hatim ibn Ismaili, e ky nga Jezid ibn Ebu Ubejdi se Seleme ibn Ekvai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur shkuam në Hajber me Pejgamberin ﷺ, ecëm gjatë natës. Dikush i tha Amirit: “O Amir, a po na reciton diçka nga poezitë e tua?” Amiri ishte poet, andaj filloi të recitojë poezi në prani të njerëzve, duke thënë: "O Allah, pa Ty ne nuk do të udhëzoheshim, S'do të jepnim lëmoshë, as do të faleshim. Falna sa të jemi gjallë, për Ty u flijofshim, Dhe na forco këmbët, në u ballafaqofshim! Qetësinë zbrite të na mbulojë, Nëse thirremi (për luftë) nxitojmë, Edhe nëse me britma na ftojnë.” Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Kush është ky ngasës? ” - Amir ibn Ekvai, - i thanë. - “Allahu e mëshiroftë!” - tha Pejgamberi ﷺ. Një njeri tha: “O i Dërguari i Allahut, iu bë obligim Xheneti (me këto që the). Sikur të kënaqeshim edhe pak me të?” Shkuam në Hajber dhe i rrethuam. Ashtu qëndruam derisa na goditi një uri e madhe, e në atë rast Allahu na e çliroi Hajberin. Me t'u ngrysur, në mbrëmjen e po së njëjtës ditë, njerëzit ndezën shumë zjarre. Atëherë Pejgamberi ﷺ pyeti: - “Ç'janë këto zjarre? Përse i keni ndezur?” - Po zjejmë mish, - i thanë. - “Çfarë mishi?” - Mish gomarësh. - “Derdhini dhe thyejini enët!” - O i Dërguari i Allahut, a mund t'i derdhim dhe t'i pastrojmë (në vend se t'i thyejmë)? - pyeti dikush. - “Bën edhe ashtu!” - i tha Pejgamberi ﷺ. Pastaj, njerëzit u rreshtuan (për luftë). Amiri kishte një shpatë të shkurtër, me të cilën ia mësyu një hebreu për ta goditur, e në atë rast iu kthye tehu i shpatës dhe e goditi Amirin në gju, plagë kjo prej së cilës Amiri vdiq. Seleme vazhdon: “Kur u nisëm për t'u kthyer, i Dërguari i Allahut ﷺ më pa, më mori për dore dhe më tha: - “Çfarë ke?” - Kurban t'u bëfsha me babë e nënë! Disa po pretendojnë se Amirit i janë shkatërruar veprat, - i thashë. - “Ka gënjyer kush thotë ashtu! - dhe, duke i bashkuar dy gishtat, tha: - Në të vërtetë, ai i ka dy shpërblime: ka qenë i zellshëm dhe luftëtar. Të rrallë janë arabët që kanë ecur mbi tokë sikurse ai”, - tha Pejgamberi ﷺ. Kutejbe na ka thënë: “Na ka treguar Hatimi se (Pejgamberi ﷺ) ka thënë: “... që kanë jetuar mbi tokë.”
حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مَسْلَمَةَ: حَدَّثَنَا حَاتِمُ بْنُ إِسْمَاعِيلَ، عَنْ يَزِيدَ بْنِ أَبِي عُبَيْدٍ، عَنْ سَلَمَةَ بْنِ الأَكْوَعِ - رضى الله عنه - قَالَ: خَرَجْنَا مَعَ النَّبِيِّ ﷺ إِلَى خَيْبَرَ فَسِرْنَا لَيْلاً، فَقَالَ رَجُلٌ مِنَ الْقَوْمِ لِعَامِرٍ: يَا عَامِرُ أَلاَ تُسْمِعُنَا مِنْ هُنَيْهَاتِكَ؟ - وَكَانَ عَامِرٌ رَجُلاً شَاعِرًا - فَنَزَلَ يَحْدُو بِالْقَوْمِ يَقُولُ: اللَّهُمَّ لَوْلاَ أَنْتَ مَا اهْتَدَيْنَا، وَلاَ تَصَدَّقْنَا وَلاَ صَلَّيْنَا. فَاغْفِرْ فِدَاءً لَكَ مَا أَبْقَيْنَا، وَثَبِّتِ الأَقْدَامَ إِنْ لاَقَيْنَا. وَأَلْقِيَنْ سَكِينَةً عَلَيْنَا، إِنَّا إِذَا صِيحَ بِنَا أَتَيْنَا. وَبِالصِّيَاحِ عَوَّلُوا عَلَيْنَا. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "مَنْ هَذَا السَّائِقُ؟" قَالُوا: عَامِرُ بْنُ الأَكْوَعِ. قَالَ: "يَرْحَمُهُ اللَّهُ". قَالَ رَجُلٌ مِنَ الْقَوْمِ: وَجَبَتْ يَا نَبِيَّ اللَّهِ، لَوْلاَ أَمْتَعْتَنَا بِهِ. فَأَتَيْنَا خَيْبَرَ، فَحَاصَرْنَاهُمْ حَتَّى أَصَابَتْنَا مَخْمَصَةٌ شَدِيدَةٌ، ثُمَّ إِنَّ اللَّهَ تَعَالَى فَتَحَهَا عَلَيْهِمْ، فَلَمَّا أَمْسَى النَّاسُ مَسَاءَ الْيَوْمِ الَّذِي فُتِحَتْ عَلَيْهِمْ أَوْقَدُوا نِيرَانًا كَثِيرَةً، فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "مَا هَذِهِ النِّيرَانُ؟ عَلَى أَىِّ شَىْءٍ تُوقِدُونَ؟" قَالُوا: عَلَى لَحْمٍ. قَالَ: "عَلَى أَىِّ لَحْمٍ؟" قَالُوا: لَحْمِ حُمُرِ الإِنْسِيَّةِ. قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "أَهْرِيقُوهَا وَاكْسِرُوهَا". فَقَالَ رَجُلٌ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَوْ نُهَرِيقُهَا وَنَغْسِلُهَا؟ قَالَ: "أَوْ ذَاكَ". فَلَمَّا تَصَافَّ الْقَوْمُ كَانَ سَيْفُ عَامِرٍ قَصِيرًا فَتَنَاوَلَ بِهِ سَاقَ يَهُودِيٍّ لِيَضْرِبَهُ، وَيَرْجِعُ ذُبَابُ سَيْفِهِ، فَأَصَابَ عَيْنَ رُكْبَةِ عَامِرٍ، فَمَاتَ مِنْهُ قَالَ: فَلَمَّا قَفَلُوا، قَالَ سَلَمَةُ: رَآنِي رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَهُوَ آخِذٌ بِيَدِي قَالَ: "مَا لَكَ؟" قُلْتُ لَهُ: فِدَاكَ أَبِي وَأُمِّي، زَعَمُوا أَنَّ عَامِرًا حَبِطَ عَمَلُهُ. قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "كَذَبَ مَنْ قَالَهُ، إِنَّ لَهُ لَأَجْرَيْنِ - وَجَمَعَ بَيْنَ إِصْبَعَيْهِ - إِنَّهُ لَجَاهِدٌ مُجَاهِدٌ قَلَّ عَرَبِيٌّ مَشَى بِهَا مِثْلَهُ". حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ: حَدَّثَنَا حَاتِمٌ قَالَ: "نَشَأَ بِهَا".