Sahihu i Buhariut — Hadithi 4204

Betejat · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: “Morëm pjesë në Betejën e Hajberit. I Dërguari i Allahut ﷺ, për një person që pretendonte se ishte musliman, tha: “Ai është banor i Zjarrit.” Kur filloi lufta, personi në fjalë luftoi fuqishëm derisa u plagos shumë herë. Disa njerëz pothuajse dyshuan (në paralajmërimin e Pejgamberit ﷺ). Personi në fjalë kishte dhimbje të rënda nga plagët, andaj e zgjati dorën te trasta e vet, nxori disa shigjeta dhe e vrau veten me to. Disa muslimanë shpejtuan (për te Pejgamberi ﷺ) dhe thanë: “O i Dërguari i Allahut! Allahu vërtetoi fjalën tënde: filani bëri vetëvrasje.” Pejgamberi ﷺ tha: “O ti filan, ngrihu dhe lajmëro (njerëzit) : “Në Xhenet do të hyjë vetëm besimtari, ndërkaq Allahu e ndihmon fenë edhe me njeriun e prishur.” Transmetimin e Shuajbit e fuqizon Mameri nga Zuhriu.

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو الْيَمَانِ: أَخْبَرَنَا شُعَيْبٌ، عَنِ الزُّهْرِيِّ قَالَ: أَخْبَرَنِي سَعِيدُ بْنُ الْمُسَيَّبِ، أَنَّ أَبَا هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - قَالَ: شَهِدْنَا خَيْبَرَ، فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ لِرَجُلٍ مِمَّنْ مَعَهُ يَدَّعِي الإِسْلاَمَ: "هَذَا مِنْ أَهْلِ النَّارِ". فَلَمَّا حَضَرَ الْقِتَالُ قَاتَلَ الرَّجُلُ أَشَدَّ الْقِتَالِ، حَتَّى كَثُرَتْ بِهِ الْجِرَاحَةُ، فَكَادَ بَعْضُ النَّاسِ يَرْتَابُ، فَوَجَدَ الرَّجُلُ أَلَمَ الْجِرَاحَةِ، فَأَهْوَى بِيَدِهِ إِلَى كِنَانَتِهِ، فَاسْتَخْرَجَ مِنْهَا أَسْهُمًا، فَنَحَرَ بِهَا نَفْسَهُ، فَاشْتَدَّ رِجَالٌ مِنَ الْمُسْلِمِينَ، فَقَالُوا: يَا رَسُولَ اللَّهِ، صَدَّقَ اللَّهُ حَدِيثَكَ، انْتَحَرَ فُلاَنٌ فَقَتَلَ نَفْسَهُ. فَقَالَ: "قُمْ يَا فُلاَنُ فَأَذِّنْ أَنَّهُ لاَ يَدْخُلُ الْجَنَّةَ إِلاَّ مُؤْمِنٌ، إِنَّ اللَّهَ يُؤَيِّدُ الدِّينَ بِالرَّجُلِ الْفَاجِرِ". تَابَعَهُ مَعْمَرٌ عَنِ الزُّهْرِيِّ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4204