Sahihu i Buhariut — Hadithi 4220

Betejat · Transmetuesi: Abdullah ibn Ebu Eufai

Shqip

Seid ibn Sulejmani na ka thënë: Na ka treguar Abadi, e ky nga Shejbaniu se Ibn Ebu Eufai (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Gjatë ditëve të Hajberit, na zuri një uri e madhe. Teksa kusitë vlonin dhe disa tanimë ishin zier, erdhi lajmëtari i Pejgamberit ﷺ dhe thirri: “Mos hani asgjë nga mishi i gomarëve! Derdhni ato!” Disa thoshin: “Pejgamberi ﷺ ndaloi ngrënien e tyre, sepse nuk ishin ndarë si pjesë e presë, kurse disa të tjerë thoshin:” E ka ndaluar përgjithmonë, sepse gomarët hanë ndyrësira.”

Arabisht

حَدَّثَنَا سَعِيدُ بْنُ سُلَيْمَانَ: حَدَّثَنَا عَبَّادٌ، عَنِ الشَّيْبَانِيِّ قَالَ: سَمِعْتُ ابْنَ أَبِي أَوْفَى - رضى الله عنهما -: أَصَابَتْنَا مَجَاعَةٌ يَوْمَ خَيْبَرَ، فَإِنَّ الْقُدُورَ لَتَغْلِي قَالَ: وَبَعْضُهَا نَضِجَتْ - فَجَاءَ مُنَادِي النَّبِيِّ ﷺ: لاَ تَأْكُلُوا مِنْ لُحُومِ الْحُمُرِ شَيْئًا وَأَهْرِيقُوهَا. قَالَ ابْنُ أَبِي أَوْفَى: فَتَحَدَّثْنَا أَنَّهُ إِنَّمَا نَهَى عَنْهَا لِأَنَّهَا لَمْ تُخَمَّسْ. وَقَالَ بَعْضُهُمْ: نَهَى عَنْهَا الْبَتَّةَ، لِأَنَّهَا كَانَتْ تَأْكُلُ الْعَذِرَةَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4220