Sahihu i Buhariut — Hadithi 4220

39. Nënkapitulli: Beteja e Hajberit

4220. Nga: Abdullah ibn Ebu Eufai

Seid ibn Sulejmani na ka thënë: Na ka treguar Abadi, e ky nga Shejbaniu se Ibn Ebu Eufai (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Gjatë ditëve të Hajberit, na zuri një uri e madhe. Teksa kusitë vlonin dhe disa tanimë ishin zier, erdhi lajmëtari i Pejgamberit ﷺ dhe thirri: “Mos hani asgjë nga mishi i gomarëve! Derdhni ato!”

Disa thoshin: “Pejgamberi ﷺ ndaloi ngrënien e tyre, sepse nuk ishin ndarë si pjesë e presë, kurse disa të tjerë thoshin:” E ka ndaluar përgjithmonë, sepse gomarët hanë ndyrësira.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4220

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?