Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Seid ibn Musejebi se Xhubejr ibn Mut'imi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Unë dhe Othman ibn Afani shkuam te Pejgamberi ﷺ dhe i thamë: “Benu mutalibëve u ke dhënë prej plaçkës së Hajberit, kurse neve jo. Ndërkaq, të dy palët kemi pozitën e njëjtë në raport me ty.” Pejgamberi ﷺ u tha: “Benu hashimët dhe benu mutalibët janë të njëjtë.” Xhubejri shton: “Pejgamberi ﷺ nuk i ka dhënë hise as familjes benu abdushems, as familjes benu neufel.”
حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ بُكَيْرٍ: حَدَّثَنَا اللَّيْثُ، عَنْ يُونُسَ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنْ سَعِيدِ بْنِ الْمُسَيَّبِ، أَنَّ جُبَيْرَ بْنَ مُطْعِمٍ أَخْبَرَهُ قَالَ: مَشَيْتُ أَنَا وَعُثْمَانُ بْنُ عَفَّانَ إِلَى النَّبِيِّ ﷺ فَقُلْنَا: أَعْطَيْتَ بَنِي الْمُطَّلِبِ مِنْ خُمْسِ خَيْبَرَ، وَتَرَكْتَنَا، وَنَحْنُ بِمَنْزِلَةٍ وَاحِدَةٍ مِنْكَ؟ فَقَالَ: "إِنَّمَا بَنُو هَاشِمٍ وَبَنُو الْمُطَّلِبِ شَىْءٌ وَاحِدٌ". قَالَ جُبَيْرٌ: وَلَمْ يَقْسِمِ النَّبِيُّ ﷺ لِبَنِي عَبْدِ شَمْسٍ وَبَنِي نَوْفَلٍ شَيْئًا.