Sahihu i Buhariut — Hadithi 425

Namazi · Transmetuesi: Itban ibn Malik Ensariu

Shqip

Seid ibn Ufejri na ka thënë: Më ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Mahmud ibn Rebi Ensariu se Itban ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!), - një prej shokëve të të Dërguarit të Allahut ﷺ që ka marrë pjesë në Luftën e Bedrit nga radhët e ensarëve, - vajti te Pejgamberi ﷺ e i tha: “O i Dërguari i Allahut! Unë e kam shikimin të dobët, ndërkohë i prij popullit tim në namaz. Mirëpo, kur bie shi dhe uji vërshon luginën që gjendet mes meje dhe tyre, nuk mund të shkoj në xhaminë e tyre për t'ua falur namazin. Andaj, kam dëshirë, o i Dërguari i Allahut, të vish tek unë e të falesh në shtëpinë time, që ta shfrytëzoj si vendfalje.” Pejgamberi ﷺ i tha: “Do të vij, inshallah.” Itbani thotë: “Paradite, pasi dielli ishte ngritur lart, i Dërguari i Allahut ﷺ shkoi së bashku me Ebu Bekrin. I Dërguari i Allahut ﷺ kërkoi leje për të hyrë, e unë i dhashë leje. Me të hyrë në shtëpi, ai nuk u ul, por pyeti: “Në cilën pjesë të shtëpisë dëshiron të falem?” I bëra me shenjë drejt një pjese të shtëpisë. I Dërguari i Allahut ﷺ mori tekbirin për t'u falur, ndërsa ne u rreshtuam mbrapa tij. Pasi i fali dy rekate, dha selam. Pastaj e ndalëm (për të ngrënë), i ofruam një gjellë me mish (që i ngjan gullashit), të cilën e patëm përgatitur enkas për të. Disa burra të lagjes erdhën dhe u tubuan në shtëpi. Njëri prej tyre tha: “Ku është Malik ibn Duhajshini, - ose ka thënë: “Ibn Duhshuni?” Disa i thanë: “Ai është hipokrit, nuk e do Allahun e as të Dërguarin e Tij. I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Mos fol ashtu! A nuk e dini se ai thotë “la ilahe il-lallah”, duke dashur me këtë vetëm Fytyrën e Allahut?” Personi në fjalë tha: “Allahu dhe i Dërguari i Tij ﷺ e dinë më së miri. Ne vazhdimisht e shohim duke ua mbajtur anën hipokritëve dhe duke u këshilluar me ta.” I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Allahu ia ka ndaluar Zjarrit atë që thotë “la ilahe il-lallah”, fjalë kjo me të cilën kërkon kënaqësinë e Allahut.” Ibn Shihabi ka thënë: “Pastaj, e pyeta Husajn ibn Muhamed Ensariun, - i cili ishte nga fisi benu salim, njëherazi nga njerëzit më eminentë të tyre, - për hadithin e Mahmud ibn Rebiut, e ai ma miratoi.”

Arabisht

حَدَّثَنَا سَعِيدُ بْنُ عُفَيْرٍ قَالَ: حَدَّثَنِي اللَّيْثُ قَالَ: حَدَّثَنِي عُقَيْلٌ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي مَحْمُودُ بْنُ الرَّبِيعِ الأَنْصَارِيُّ، أَنَّ عِتْبَانَ بْنَ مَالِكٍ - وَهُوَ مِنْ أَصْحَابِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ مِمَّنْ شَهِدَ بَدْرًا مِنَ الأَنْصَارِ - أَنَّهُ أَتَى رَسُولَ اللَّهِ ﷺ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! قَدْ أَنْكَرْتُ بَصَرِي، وَأَنَا أُصَلِّي لِقَوْمِي، فَإِذَا كَانَتِ الأَمْطَارُ سَالَ الْوَادِي الَّذِي بَيْنِي وَبَيْنَهُمْ، لَمْ أَسْتَطِعْ أَنْ آتِيَ مَسْجِدَهُمْ فَأُصَلِّيَ بِهِمْ، وَوَدِدْتُ يَا رَسُولَ اللَّهِ! أَنَّكَ تَأْتِينِي فَتُصَلِّيَ فِي بَيْتِي، فَأَتَّخِذَهُ مُصَلًّى. قَالَ: فَقَالَ لَهُ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "سَأَفْعَلُ إِنْ شَاءَ اللَّهُ". قَالَ عِتْبَانُ: فَغَدَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَأَبُو بَكْرٍ حِينَ ارْتَفَعَ النَّهَارُ، فَاسْتَأْذَنَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَأَذِنْتُ لَهُ، فَلَمْ يَجْلِسْ حَتَّى دَخَلَ الْبَيْتَ ثُمَّ قَالَ: "أَيْنَ تُحِبُّ أَنْ أُصَلِّيَ مِنْ بَيْتِكَ؟" قَالَ: فَأَشَرْتُ لَهُ إِلَى نَاحِيَةٍ مِنَ الْبَيْتِ، فَقَامَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَكَبَّرَ، فَقُمْنَا فَصَفَّنَا، فَصَلَّى رَكْعَتَيْنِ ثُمَّ سَلَّمَ قَالَ: وَحَبَسْنَاهُ عَلَى خَزِيرَةٍ صَنَعْنَاهَا لَهُ. قَالَ: فَثَابَ فِي الْبَيْتِ رِجَالٌ مِنْ أَهْلِ الدَّارِ ذَوُو عَدَدٍ فَاجْتَمَعُوا، فَقَالَ قَائِلٌ مِنْهُمْ: أَيْنَ مَالِكُ بْنُ الدُّخَيْشِنِ أَوِ ابْنُ الدُّخْشُنِ؟ فَقَالَ بَعْضُهُمْ: ذَلِكَ مُنَافِقٌ لاَ يُحِبُّ اللَّهَ وَرَسُولَهُ. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "لاَ تَقُلْ ذَلِكَ، أَلاَ تَرَاهُ قَدْ قَالَ لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ. يُرِيدُ بِذَلِكَ وَجْهَ اللَّهِ؟" قَالَ اللَّهُ وَرَسُولُهُ أَعْلَمُ. قَالَ: فَإِنَّا نَرَى وَجْهَهُ وَنَصِيحَتَهُ إِلَى الْمُنَافِقِينَ. قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "فَإِنَّ اللَّهَ قَدْ حَرَّمَ عَلَى النَّارِ مَنْ قَالَ لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ. يَبْتَغِي بِذَلِكَ وَجْهَ اللَّهِ". قَالَ ابْنُ شِهَابٍ: ثُمَّ سَأَلْتُ الْحُصَيْنَ بْنَ مُحَمَّدٍ الأَنْصَارِيَّ - وَهُوَ أَحَدُ بَنِي سَالِمٍ وَهُوَ مِنْ سَرَاتِهِمْ - عَنْ حَدِيثِ مَحْمُودِ بْنِ الرَّبِيعِ، فَصَدَّقَهُ بِذَلِكَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/425