Sahihu i Buhariut — Hadithi 4279

Betejat · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Mensuri, e ky nga Muxhahidi, e ky nga Tavusi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ udhëtoi gjatë muajit Ramazan (për në Mekë) dhe agjëroi derisa arriti te vendi Usfan. Më pas, kërkoi një enë me ujë, piu ditën, në mënyrë që ta shihnin njerëzit, dhe e prishi agjërimin, derisa arriti në Mekë.” Ibn Abasi thoshte: “I Dërguari i Allahut ﷺ, në udhëtim, herë agjëronte, herë hante. Andaj, kush të dojë, le të agjërojë, e, kush të dojë, le të hajë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا جَرِيرٌ، عَنْ مَنْصُورٍ، عَنْ مُجَاهِدٍ، عَنْ طَاوُسٍ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ قَالَ: سَافَرَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فِي رَمَضَانَ، فَصَامَ حَتَّى بَلَغَ عُسْفَانَ، ثُمَّ دَعَا بِإِنَاءٍ مِنْ مَاءٍ فَشَرِبَ نَهَارًا، لِيُرِيَهُ النَّاسَ، فَأَفْطَرَ حَتَّى قَدِمَ مَكَّةَ. قَالَ: وَكَانَ ابْنُ عَبَّاسٍ يَقُولُ: صَامَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فِي السَّفَرِ وَأَفْطَرَ، فَمَنْ شَاءَ صَامَ، وَمَنْ شَاءَ أَفْطَرَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4279