Sahihu i Buhariut — Hadithi 4279

48. Nënkapitulli: Beteja e Çlirimit (të Mekës) në muajin Ramazan

4279. Nga: Abdullah ibn Abasi

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Mensuri, e ky nga Muxhahidi, e ky nga Tavusi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ udhëtoi gjatë muajit Ramazan (për në Mekë) dhe agjëroi derisa arriti te vendi Usfan. Më pas, kërkoi një enë me ujë, piu ditën, në mënyrë që ta shihnin njerëzit, dhe e prishi agjërimin, derisa arriti në Mekë.”

Ibn Abasi thoshte: “I Dërguari i Allahut ﷺ, në udhëtim, herë agjëronte, herë hante. Andaj, kush të dojë, le të agjërojë, e, kush të dojë, le të hajë.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4279

Hadithe të ngjashme: Shiko (8)

Fjalë të panjohura?