Sahihu i Buhariut — Hadithi 4281

Betejat · Transmetuesi: Abdullah ibn Mugafel Muzeniu

Shqip

Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Muavi ibn Kurra se Abdullah ibn Mugafeli (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Çlirimit të Mekës e pashë të Dërguarin e Allahut ﷺ hipur në devenë e tij, duke e lexuar suren Fet'h duke e dridhur zërin.” Abdullahu shton: “Sikur të mos frikësohesha se do të mblidheshin njerëzit rreth meje, do ta dridhja zërin ashtu siç e dridhte ai.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو الْوَلِيدِ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ، عَنْ مُعَاوِيَةَ بْنِ قُرَّةَ قَالَ: سَمِعْتُ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ مُغَفَّلٍ يَقُولُ: رَأَيْتُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ يَوْمَ فَتْحِ مَكَّةَ عَلَى نَاقَتِهِ، وَهُوَ يَقْرَأُ سُورَةَ الْفَتْحِ يُرَجِّعُ. وَقَالَ: لَوْلاَ أَنْ يَجْتَمِعَ النَّاسُ حَوْلِي لَرَجَّعْتُ كَمَا رَجَّعَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4281