Sahihu i Buhariut — Hadithi 4281

49. Nënkapitulli: Ku e vendosi Pejgamberi ﷺ flamurin ditën e Çlirimit (të Mekës)?

4281. Nga: Abdullah ibn Mugafel Muzeniu

Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Muavi ibn Kurra se Abdullah ibn Mugafeli (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Çlirimit të Mekës e pashë të Dërguarin e Allahut ﷺ hipur në devenë e tij, duke e lexuar suren Fet'h duke e dridhur zërin.”

Abdullahu shton: “Sikur të mos frikësohesha se do të mblidheshin njerëzit rreth meje, do ta dridhja zërin ashtu siç e dridhte ai.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4281

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?