Sahihu i Buhariut — Hadithi 4286

Betejat · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Jahja ibn Kazeja na ka thënë: Na ka treguar Maliku, e ky nga Ibn Shihabi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, ditën e Çlirimit të Mekës, Pejgamberi ﷺ hyri në Mekë me përkrenare në kokë dhe, kur e hoqi, një burrë vajti e i tha: “Ibn Hatali është kapur për mbulojë të Qabesë.” Pejgamberi ﷺ i tha: “Vrite atë!” Maliku ka thënë: “Mendojmë se Pejgamberi ﷺ atë ditë, - Allahu e di më së miri, - nuk ka qenë në ihram.”

Arabisht

حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ قَزَعَةَ: حَدَّثَنَا مَالِكٌ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ - رضى الله عنه -: أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ دَخَلَ مَكَّةَ يَوْمَ الْفَتْحِ وَعَلَى رَأْسِهِ الْمِغْفَرُ، فَلَمَّا نَزَعَهُ جَاءَ رَجُلٌ فَقَالَ: ابْنُ خَطَلٍ مُتَعَلِّقٌ بِأَسْتَارِ الْكَعْبَةِ. فَقَالَ: "اقْتُلْهُ". قَالَ مَالِكٌ: وَلَمْ يَكُنِ النَّبِيُّ ﷺ فِيمَا نُرَى - وَاللَّهُ أَعْلَمُ - يَوْمَئِذٍ مُحْرِمًا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4286