Sahihu i Buhariut — Hadithi 4286

49. Nënkapitulli: Ku e vendosi Pejgamberi ﷺ flamurin ditën e Çlirimit (të Mekës)?

4286. Nga: Enes ibn Malik Ensariu

Jahja ibn Kazeja na ka thënë: Na ka treguar Maliku, e ky nga Ibn Shihabi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, ditën e Çlirimit të Mekës, Pejgamberi ﷺ hyri në Mekë me përkrenare në kokë dhe, kur e hoqi, një burrë vajti e i tha: “Ibn Hatali është kapur për mbulojë të Qabesë.” Pejgamberi ﷺ i tha: “Vrite atë!”

Maliku ka thënë: “Mendojmë se Pejgamberi ﷺ atë ditë, - Allahu e di më së miri, - nuk ka qenë në ihram.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4286

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?