Hejthem ibn Harixhe na ka thënë: Na ka treguar Hafs ibn Mejsera, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, në vitin e Çlirimit (të Mekës), Pejgamberi ﷺ hyri në Mekë nga Kedaja, që ndodhet sipër Mekës. Transmetimin e Hafs ibn Mejserës e fuqizon Ebu Usame dhe Vuhejbi, ku përmendet Kedaja.
حَدَّثَنَا الْهَيْثَمُ بْنُ خَارِجَةَ: حَدَّثَنَا حَفْصُ بْنُ مَيْسَرَةَ، عَنْ هِشَامِ بْنِ عُرْوَةَ، عَنْ أَبِيهِ: أَنَّ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - أَخْبَرَتْهُ أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ دَخَلَ عَامَ الْفَتْحِ مِنْ كَدَاءٍ الَّتِي بِأَعْلَى مَكَّةَ. تَابَعَهُ أَبُو أُسَامَةَ وَوُهَيْبٌ فِي كَدَاءٍ.