Sahihu i Buhariut — Hadithi 4290
50. Nënkapitulli: Hyrja e Pejgamberit ﷺ nga ana sipërme e Mekës
4290. Nga: Aishe bint Ebu Bekri
Hejthem ibn Harixhe na ka thënë: Na ka treguar Hafs ibn Mejsera, e ky nga Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, në vitin e Çlirimit (të Mekës), Pejgamberi ﷺ hyri në Mekë nga Kedaja, që ndodhet sipër Mekës.
Transmetimin e Hafs ibn Mejserës e fuqizon Ebu Usame dhe Vuhejbi, ku përmendet Kedaja.