Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Ebu Bishri, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Omer ibn Hatabi më afronte (ndryshe nga të tjerët) me pjesëmarrësit e Bedrit. Dikush i tha: “Pse po e fut këtë djalosh me ne, kur edhe ne kemi djem sikurse ai?” Por, Omeri ia ktheu: “Ju e dini pse po e veçoj.” Një ditë i thirri ata dhe mua. Mendoj se, atë ditë, mua më thirri vetëm për t'ua bërë me dije atyre mençurinë time. Ata i pyeti: “Çfarë thoni për këtë ajet: “Kur të vijë ndihma e Allahut dhe Çlirimi (i Mekës). Dhe i sheh njerëzit duke hyrë në fenë e Allahut grupe-grupe.” (Nasr, 1-2) - deri në fund të sures. Dikush tha: “Na urdhëroi që, kur të ndihmohemi dhe të çlirojmë ndonjë vend, ta falënderojmë Allahun dhe t'i kërkojmë falje.” Dikush tjetër tha: “Nuk e di”, ose nuk folën fare. Pastaj m'u drejtua mua: “O Ibn Abas, a edhe ti thua kështu?” - Jo, - i thashë. - Çfarë thua ti? - Është fjala për vdekjen e të Dërguarit të Allahut ﷺ, që Allahu i tregoi. “ Kur të vijë ndihma e Allahut dhe Çlirimi.” Pra, Çlirimi i Mekës, gjë që është shenjë e afrimit të vdekjes sate. “Atëherë madhëroje me falënderim Zotin tënd dhe kërko falje nga Ai; se Ai është vërtet Pranues i madh i pendimeve”, - iu përgjigja. - Kështu e di edhe unë, - tha Omeri.”
حَدَّثَنَا أَبُو النُّعْمَانِ: حَدَّثَنَا أَبُو عَوَانَةَ، عَنْ أَبِي بِشْرٍ، عَنْ سَعِيدِ بْنِ جُبَيْرٍ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما - قَالَ: كَانَ عُمَرُ يُدْخِلُنِي مَعَ أَشْيَاخِ بَدْرٍ، فَقَالَ بَعْضُهُمْ: لِمَ تُدْخِلُ هَذَا الْفَتَى مَعَنَا، وَلَنَا أَبْنَاءٌ مِثْلُهُ؟ فَقَالَ: إِنَّهُ مِمَّنْ قَدْ عَلِمْتُمْ. قَالَ فَدَعَاهُمْ ذَاتَ يَوْمٍ، وَدَعَانِي مَعَهُمْ قَالَ: وَمَا رُئِيتُهُ دَعَانِي يَوْمَئِذٍ إِلاَّ لِيُرِيَهُمْ مِنِّي فَقَالَ: مَا تَقُولُونَ: ﴿إِذَا جَاءَ نَصْرُ اللَّهِ وَالْفَتْحُ * وَرَأَيْتَ النَّاسَ يَدْخُلُونَ فِي دِينِ اللَّـهِ أَفْوَاجًا ﴾ [النصر: ١-٢] حَتَّى خَتَمَ السُّورَةَ، فَقَالَ بَعْضُهُمْ: أُمِرْنَا أَنْ نَحْمَدَ اللَّهَ وَنَسْتَغْفِرَهُ، إِذَا نُصِرْنَا وَفُتِحَ عَلَيْنَا. وَقَالَ بَعْضُهُمْ: لاَ نَدْرِي. أَوْ لَمْ يَقُلْ بَعْضُهُمْ شَيْئًا. فَقَالَ لِي: يَا ابْنَ عَبَّاسٍ أَكَذَاكَ تَقُولُ؟ قُلْتُ: لاَ. قَالَ: فَمَا تَقُولُ؟ قُلْتُ: هُوَ أَجَلُ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ أَعْلَمَهُ اللَّهُ لَهُ: ﴿إِذَا جَاءَ نَصْرُ اللَّهِ وَالْفَتْحُ﴾ فَتْحُ مَكَّةَ، فَذَاكَ عَلاَمَةُ أَجَلِكَ ﴿فَسَبِّحْ بِحَمْدِ رَبِّكَ وَاسْتَغْفِرْهُ إِنَّهُ كَانَ تَوَّابًا﴾ قَالَ عُمَرُ: مَا أَعْلَمُ مِنْهَا إِلاَّ مَا تَعْلَمُ.