Sahihu i Buhariut — Hadithi 43

Besimi · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Muhamed ibn Muthena na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Hishami, e këtij i ka rrëfyer babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një ditë Pejgamberi ﷺ hyri tek ajo, teksa aty ndodhej një grua. Ai tha: “Kush është kjo?” Aishja tha: “Filania” - dhe përmendi namazin e saj të shumtë.” Rrjedhimisht, Pejgamberi ﷺ (duke mos miratuar) tha: “Ndal! Bëni punë të mira aq sa keni mundësi, sepse Allahu nuk mërzitet (nga ju) , derisa ju të mërziteni (nga veprat) . ” Praktika më e dashur fetare te Pejgamberi ﷺ ka qenë ajo që kryhej në vazhdimësi.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ الْمُثَنَّى قَالَ: حَدَّثَنَا يَحْيَى، عَنْ هِشَامٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي أَبِي، عَنْ عَائِشَةَ، أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ دَخَلَ عَلَيْهَا وَعِنْدَهَا امْرَأَةٌ قَالَ: ‏"‏‏مَنْ هَذِهِ؟‏"‏‏‏‏‏ قَالَتْ: فُلاَنَةُ، تَذْكُرُ مِنْ صَلاَتِهَا‏.‏ قَالَ: ‏ ‏"‏مَهْ، عَلَيْكُمْ بِمَا تُطِيقُونَ، فَوَاللَّهِ! لاَ يَمَلُّ اللَّهُ حَتَّى تَمَلُّوا‏"‏‏‏.‏ ‏ وَكَانَ أَحَبَّ الدِّينِ إِلَيْهِ مَا دَامَ عَلَيْهِ صَاحِبُهُ‏.‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/43