Sahihu i Buhariut — Hadithi 4305

Betejat · Transmetuesi: Muxhashi ibn Mesud Sulemiu

Shqip

4305, 4306 - Amër ibn Halidi na ka thënë: Na ka treguar Zuhejri, e këtij i ka treguar Asimi, e ky nga Ebu Othmani se Muxhashiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Unë dhe vëllai im shkuam te Pejgamberi ﷺ pas Çlirimit (të Mekës) dhe i thashë: “O i Dërguari i Allahut, ta kam sjellë vëllanë tim, që të të japë besën për hixhret.” Pejgamberi ﷺ na tha: “Hixhreti ka përfunduar me ata që kanë mërguar më parë.” Atëherë i thashë: “Për çfarë të ta japë besën, pra?” - “Për Islam, iman dhe xhihad” - tha Pejgamberi ﷺ. Ebu Othman Nehdiu ka thënë: “Më pas e takova Ebu Mabedin, i cili ishte më i madh se vëllai i tij, dhe e pyeta për këtë. Ai më tha: “Të vërtetën e ka thënë Muxhashiu.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَمْرُو بْنُ خَالِدٍ: حَدَّثَنَا زُهَيْرٌ: حَدَّثَنَا عَاصِمٌ، عَنْ أَبِي عُثْمَانَ: حَدَّثَنِي مُجَاشِعٌ قَالَ: أَتَيْتُ النَّبِيَّ ﷺ بِأَخِي بَعْدَ الْفَتْحِ قُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، جِئْتُكَ بِأَخِي لِتُبَايِعَهُ عَلَى الْهِجْرَةِ. قَالَ: "ذَهَبَ أَهْلُ الْهِجْرَةِ بِمَا فِيهَا". فَقُلْتُ: عَلَى أَىِّ شَىْءٍ تُبَايِعُهُ؟ قَالَ: "أُبَايِعُهُ عَلَى الإِسْلاَمِ وَالإِيمَانِ وَالْجِهَادِ". فَلَقِيتُ أَبَا مَعْبَدٍ بَعْدُ وَكَانَ أَكْبَرَهُمَا فَسَأَلْتُهُ فَقَالَ: صَدَقَ مُجَاشِعٌ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4305