Sahihu i Buhariut — Hadithi 4305
54. Nënkapitull
4305. Nga: Muxhashi ibn Mesud Sulemiu
4305, 4306 - Amër ibn Halidi na ka thënë: Na ka treguar Zuhejri, e këtij i ka treguar Asimi, e ky nga Ebu Othmani se Muxhashiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Unë dhe vëllai im shkuam te Pejgamberi ﷺ pas Çlirimit (të Mekës) dhe i thashë: “O i Dërguari i Allahut, ta kam sjellë vëllanë tim, që të të japë besën për hixhret.” Pejgamberi ﷺ na tha: “Hixhreti ka përfunduar me ata që kanë mërguar më parë.” Atëherë i thashë: “Për çfarë të ta japë besën, pra?”
- “Për Islam, iman dhe xhihad” - tha Pejgamberi ﷺ.
Ebu Othman Nehdiu ka thënë: “Më pas e takova Ebu Mabedin, i cili ishte më i madh se vëllai i tij, dhe e pyeta për këtë. Ai më tha: “Të vërtetën e ka thënë Muxhashiu.”