Sahihu i Buhariut — Hadithi 4307

Betejat · Transmetuesi: Muxhashi ibn Mesud Sulemiu

Shqip

4307, 4308 Muhamed ibn Ebu Bekri na ka treguar: Na ka treguar Fudejl ibn Sulejman, e këtij i ka treguar Asimi nga Ebu Othman Nehdiu se Muxhashi ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: Unë dhe Ebu Mabedi shkuam te Pejgamberi ﷺ, që ai t'i jepte besën për hixhret. Por, Pejgamberi ﷺ na tha: “Hixhreti ka përfunduar me ata që kanë mërguar më parë. Por, le të japë besën për Islam dhe xhihad.” Ebu Othman Nehdiu ka thënë: Më pas e takova Ebu Mabedin dhe e pyeta për këtë. Ai më tha: Të vërtetën e ka thënë Muxhashiu. Halidi transmeton nga Ebu Othmani, e ky nga Muxhashiu se ai shkoi me vëllanë e tij Muxhalidin

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ أَبِي بَكْرٍ، حَدَّثَنَا الْفُضَيْلُ بْنُ سُلَيْمَانَ، حَدَّثَنَا عَاصِمٌ، عَنْ أَبِي عُثْمَانَ النَّهْدِيِّ، عَنْ مُجَاشِعِ بْنِ مَسْعُودٍ، انْطَلَقْتُ بِأَبِي مَعْبَدٍ إِلَى النَّبِيِّ ﷺ لِيُبَايِعَهُ عَلَى الْهِجْرَةِ، قَالَ "مَضَتِ الْهِجْرَةُ لأَهْلِهَا، أُبَايِعُهُ عَلَى الإِسْلاَمِ وَالْجِهَادِ." فَلَقِيتُ أَبَا مَعْبَدٍ فَسَأَلْتُهُ فَقَالَ صَدَقَ مُجَاشِعٌ. وَقَالَ خَالِدٌ عَنْ أَبِي عُثْمَانَ عَنْ مُجَاشِعٍ أَنَّهُ جَاءَ بِأَخِيهِ مُجَالِدٍ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4307