Sahihu i Buhariut — Hadithi 4307

54. Nënkapitull

4307. Nga: Muxhashi ibn Mesud Sulemiu

4307, 4308 Muhamed ibn Ebu Bekri na ka treguar: Na ka treguar Fudejl ibn Sulejman, e këtij i ka treguar Asimi nga Ebu Othman Nehdiu se Muxhashi ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: Unë dhe Ebu Mabedi shkuam te Pejgamberi ﷺ, që ai t'i jepte besën për hixhret. Por, Pejgamberi ﷺ na tha: “Hixhreti ka përfunduar me ata që kanë mërguar më parë. Por, le të japë besën për Islam dhe xhihad.”

Ebu Othman Nehdiu ka thënë: Më pas e takova Ebu Mabedin dhe e pyeta për këtë. Ai më tha: Të vërtetën e ka thënë Muxhashiu.

Halidi transmeton nga Ebu Othmani, e ky nga Muxhashiu se ai shkoi me vëllanë e tij Muxhalidin

Referenca: Sahihu i Buhariut 4307

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?