Is'haku na ka thënë: Na ka treguar Ebu Asimi, e ky nga Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Hasen ibn Muslimi se Muxhahidi tregon se, ditën kur i Dërguari i Allahut ﷺ e çliroi Mekën, u ngrit dhe tha: “Allahu e ka bërë të shenjtë Mekën, ditën kur i ka krijuar qiejt dhe Tokën, e ajo, me shenjtërinë e Allahut, është e shenjtë deri në Ditën e Kiametit. Andaj, lufta në të nuk i është lejuar askujt, as para meje, as pas meje. Ndërkaq, mua më është lejuar vetëm në një pjesë të ditës. Në të nuk lejohet as trazimi i gjahut (gjuetia) , as shkulja e pemëve, as priten barishtet e saj, as merret gjëja e gjetur, përveç nëse shpallet ndër njerëz.” Abas ibn Abdulmutalibi tha: - Përveç idhhirit (lloj barishte), o i Dërguari i Allahut, sepse ajo përdoret nga farkëtarët dhe për shtëpitë? Pejgamberi ﷺ heshti pak, pastaj tha: “Përveç idhhirit, që lejohet.” Ibn Xhurejxhi tregon: “Më ka rrëfyer Abdulkerimi nga Ikrime, e ky nga Ibn Abasi, sikurse ky hadith”, - ose ka thënë: “Ngjashëm me këtë hadith.” - Këtë e transmeton Ebu Hurejra nga Pejgamberi ﷺ.
حَدَّثَنَا إِسْحَاقُ: حَدَّثَنَا أَبُو عَاصِمٍ، عَنِ ابْنِ جُرَيْجٍ: أَخْبَرَنِي حَسَنُ بْنُ مُسْلِمٍ، عَنْ مُجَاهِدٍ: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ قَامَ يَوْمَ الْفَتْحِ فَقَالَ: "إِنَّ اللَّهَ حَرَّمَ مَكَّةَ يَوْمَ خَلَقَ السَّمَوَاتِ وَالأَرْضَ، فَهْىَ حَرَامٌ بِحَرَامِ اللَّهِ إِلَى يَوْمِ الْقِيَامَةِ، لَمْ تَحِلَّ لِأَحَدٍ قَبْلِي، وَلاَ تَحِلُّ لِأَحَدٍ بَعْدِي، وَلَمْ تَحْلِلْ لِي إِلاَّ سَاعَةً مِنَ الدَّهْرِ، لاَ يُنَفَّرُ صَيْدُهَا، وَلاَ يُعْضَدُ شَجَرُهَا، وَلاَ يُخْتَلَى خَلاَهَا وَلاَ تَحِلُّ لُقَطَتُهَا إِلاَّ لِمُنْشِدٍ". فَقَالَ الْعَبَّاسُ بْنُ عَبْدِ الْمُطَّلِبِ: إِلاَّ الإِذْخِرَ يَا رَسُولَ اللَّهِ، فَإِنَّهُ لاَ بُدَّ مِنْهُ لِلْقَيْنِ وَالْبُيُوتِ. فَسَكَتَ ثُمَّ قَالَ: "إِلاَّ الإِذْخِرَ فَإِنَّهُ حَلاَلٌ". وَعَنِ ابْنِ جُرَيْجٍ: أَخْبَرَنِي عَبْدُ الْكَرِيمِ عَنْ عِكْرِمَةَ عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ بِمِثْلِ هَذَا أَوْ نَحْوِ هَذَا. رَوَاهُ أَبُو هُرَيْرَةَ عَنِ النَّبِيِّ ﷺ.