Sahihu i Buhariut — Hadithi 4337

Betejat · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Muadh ibn Muadhi, e këtij i ka treguar Ibn Avniu, e ky nga Hisham ibn Zejd ibn Enes ibn Maliku se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Betejës së Hunejnit, fisi havazin, gatafan dhe disa fise të tjera, erdhën me devetë dhe familjet e veta. Në anën tjetër, me Pejgamberin ﷺ ishin dhjetë mijë ushtarë, ndër ta edhe të amnistuarit (e Mekës), të cilët u shpartalluan, saqë Pejgamberi ﷺ mbeti vetëm. Atë ditë ai thirri dy herë ndarazi. U kthye në të djathtë dhe thirri: “O ensarë!” - Të përgjigjemi, o i Dërguari i Allahut! Përgëzohu! Ne jemi me ty! - thanë ensarët. Pastaj, u kthye në të majtë dhe thirri: “O ensarë!” - Të përgjigjemi, o i Dërguari i Allahut! Përgëzohu! Ne jemi me ty! - thanë ensarët. Pejgamberi ﷺ ishte hipur mbi një mushkë të bardhë, andaj zbriti prej saj dhe tha: “Unë jam rob dhe i Dërguari i Allahut.” Atëherë idhujtarët u shpartalluan. Atë ditë mori shumë plaçkë lufte, të cilën ua ndau muhaxhirëve dhe të amnistuarve, ndërsa ensarëve nuk u dha asgjë. Ensarët thanë: “Kur lufta ashpërsohet, po thirremi ne, pastaj plaçka po i jepet dikujt tjetër!” Pejgamberi ﷺ u informua për këtë, andaj i mblodhi ata në një tendë dhe u tha: - “O ensarë! Çka janë këto fjalë, që po më arrijnë prej jush?” Ata heshtën. Pastaj tha: “O ensarë! A nuk jeni të kënaqur që njerëzit të kthehen me dynjanë, ndërsa ju të ktheheni me të Dërguarin e Allahut ﷺ, duke e marrë atë me vete në shtëpitë tuaja?” - Po, - thanë ensarët. Atëherë, i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Sikur njerëzit të shkonin nga një luginë, kurse ensarët të shkonin nga një grykë, do ta zgjidhja grykën e ensarëve.” Hishami e pyeti Enesin: “O Ebu Hamza, ti ishe dëshmitar i kësaj?” Enesi tha: “E si të mungoja unë në këtë?”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ بَشَّارٍ: حَدَّثَنَا مُعَاذُ بْنُ مُعَاذٍ: حَدَّثَنَا ابْنُ عَوْنٍ، عَنْ هِشَامِ بْنِ زَيْدِ بْنِ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ، عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ - رضى الله عنه - قَالَ: لَمَّا كَانَ يَوْمُ حُنَيْنٍ أَقْبَلَتْ هَوَازِنُ وَغَطَفَانُ وَغَيْرُهُمْ بِنَعَمِهِمْ وَذَرَارِيِّهِمْ، وَمَعَ النَّبِيِّ ﷺ عَشَرَةُ آلاَفٍ وَمِنَ الطُّلَقَاءِ، فَأَدْبَرُوا عَنْهُ حَتَّى بَقِيَ وَحْدَهُ، فَنَادَى يَوْمَئِذٍ نِدَاءَيْنِ لَمْ يَخْلِطْ بَيْنَهُمَا، الْتَفَتَ عَنْ يَمِينِهِ، فَقَالَ: "يَا مَعْشَرَ الأَنْصَارِ". قَالُوا: لَبَّيْكَ يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَبْشِرْ نَحْنُ مَعَكَ. ثُمَّ الْتَفَتَ عَنْ يَسَارِهِ، فَقَالَ: "يَا مَعْشَرَ الأَنْصَارِ". قَالُوا: لَبَّيْكَ يَا رَسُولَ اللَّهِ، أَبْشِرْ نَحْنُ مَعَكَ. وَهُوَ عَلَى بَغْلَةٍ بَيْضَاءَ، فَنَزَلَ فَقَالَ: "أَنَا عَبْدُ اللَّهِ وَرَسُولُهُ "، فَانْهَزَمَ الْمُشْرِكُونَ، فَأَصَابَ يَوْمَئِذٍ غَنَائِمَ كَثِيرَةً، فَقَسَمَ فِي الْمُهَاجِرِينَ وَالطُّلَقَاءِ وَلَمْ يُعْطِ الأَنْصَارَ شَيْئًا، فَقَالَتِ الأَنْصَارُ: إِذَا كَانَتْ شَدِيدَةٌ فَنَحْنُ نُدْعَى، وَيُعْطَى الْغَنِيمَةَ غَيْرُنَا؟ فَبَلَغَهُ ذَلِكَ، فَجَمَعَهُمْ فِي قُبَّةٍ. فَقَالَ: "يَا مَعْشَرَ الأَنْصَارِ مَا حَدِيثٌ بَلَغَنِي عَنْكُمْ؟". فَسَكَتُوا فَقَالَ: "يَا مَعْشَرَ الأَنْصَارِ أَلاَ تَرْضَوْنَ أَنْ يَذْهَبَ النَّاسُ بِالدُّنْيَا، وَتَذْهَبُونَ بِرَسُولِ اللَّهِ ﷺ تَحُوزُونَهُ إِلَى بُيُوتِكُمْ؟" قَالُوا: بَلَى. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "لَوْ سَلَكَ النَّاسُ وَادِيًا، وَسَلَكَتِ الأَنْصَارُ شِعْبًا لَأَخَذْتُ شِعْبَ الأَنْصَارِ". فَقَالَ هِشَامٌ: يَا أَبَا حَمْزَةَ، وَأَنْتَ شَاهِدٌ ذَاكَ؟ قَالَ: وَأَيْنَ أَغِيبُ عَنْهُ؟

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4337