4344, 4345 - Muslimi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Seidi, i biri i Ebu Burdes, se babai i tij Ebu Burde tregon se Pejgamberi ﷺ e dërgoi Ebu Musain dhe Muadhin (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) në Jemen e u tha: “Lehtësoni gjërat e mos i vështirësoni; përgëzoni e mos vrazhd oni, dhe bashkëpunoni.” Ebu Musai tha: “O i Dërguari i Allahut, në vendin tonë (në Jemen) është një pije prej elbi, që e quajnë mizër, dhe një pije prej mjalti, qe e quajnë bit'ë.” - “Çdo gjë që deh është e ndaluar”, - tha Pejgamberi ﷺ. Pasi shkuan atje, Muadhi e pyeti Ebu Musain: “Si i ke punët me Kuranin?” - Lexoj kur të mundem: në këmbë, ulur dhe hipur mbi kafshë, kohë pas kohe, në mënyrë të vazhdueshme, - tha Ebu Musai. - Sa më përket mua, një kohë fle, një kohë falem. Kështu, unë shpresoj të shpërblehem për gjumin tim, siç shpresoj të shpërblehem për namazin tim, - tha Muadhi. Muadhi ngriti një tendë dhe ata vizitonin njëri-tjetrin. Njëherë, kur Muadhi e vizitoi Ebu Musain, pranë tij gjeti një njeri të lidhur, andaj pyeti: “Ç'është puna e tij?” - Është hebre, i cili qe bërë musliman, por pastaj u bë renegat, - tha Ebu Musai. - Do t'ia heq kokën, - tha Muadhi. Transmetimin e Muslimit e fuqizon Akadiu dhe Vehbiu nga Shuëbe. Vekiu, Nadri dhe Ebu Davudi transmetojnë nga Shuëbe, e ky nga Seidi, e ky nga babai i tij, e pastaj nga gjyshi i tij, nga Pejgamberi ﷺ . Po ashtu Xherir ibn Abdulhamidi e transmeton nga Shejbaniu, e ky nga Ebu Burde.
حَدَّثَنَا مُسْلِمٌ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ: حَدَّثَنَا سَعِيدُ بْنُ أَبِي بُرْدَةَ، عَنْ أَبِيهِ قَالَ: بَعَثَ النَّبِيُّ ﷺ جَدَّهُ أَبَا مُوسَى، وَمُعَاذًا إِلَى الْيَمَنِ فَقَالَ: "يَسِّرَا وَلاَ تُعَسِّرَا، وَبَشِّرَا وَلاَ تُنَفِّرَا، وَتَطَاوَعَا". فَقَالَ أَبُو مُوسَى: يَا نَبِيَّ اللَّهِ، إِنَّ أَرْضَنَا بِهَا شَرَابٌ مِنَ الشَّعِيرِ: الْمِزْرُ، وَشَرَابٌ مِنَ الْعَسَلِ: الْبِتْعُ. فَقَالَ: "كُلُّ مُسْكِرٍ حَرَامٌ". فَانْطَلَقَا فَقَالَ مُعَاذٌ لأَبِي مُوسَى: كَيْفَ تَقْرَأُ الْقُرْآنَ؟ قَالَ: قَائِمًا وَقَاعِدًا وَعَلَى رَاحِلَتِهِ وَأَتَفَوَّقُهُ تَفَوُّقًا. قَالَ: أَمَّا أَنَا فَأَنَامُ وَأَقُومُ وَأَنَامُ، فَأَحْتَسِبُ نَوْمَتِي كَمَا أَحْتَسِبُ قَوْمَتِي. وَضَرَبَ فُسْطَاطًا، فَجَعَلاَ يَتَزَاوَرَانِ. فَزَارَ مُعَاذٌ أَبَا مُوسَى، فَإِذَا رَجُلٌ مُوثَقٌ، فَقَالَ: مَا هَذَا؟ فَقَالَ أَبُو مُوسَى: يَهُودِيٌّ أَسْلَمَ ثُمَّ ارْتَدَّ. فَقَالَ مُعَاذٌ: لَأَضْرِبَنَّ عُنُقَهُ. تَابَعَهُ الْعَقَدِيُّ وَوَهْبٌ عَنْ شُعْبَةَ. وَقَالَ وَكِيعٌ وَالنَّضْرُ وَأَبُو دَاوُدَ عَنْ شُعْبَةَ، عَنْ سَعِيدٍ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ جَدِّهِ، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ. رَوَاهُ جَرِيرُ بْنُ عَبْدِ الْحَمِيدِ عَنِ الشَّيْبَانِيِّ عَنْ أَبِي بُرْدَةَ.