Sahihu i Buhariut — Hadithi 4344
61. Nënkapitulli: Dërgimi i Ebu Musait dhe Muadhit në Jemen, para haxhit lamtumirës
4344. Nga: Ebu Burde ibn Ebu Musa
4344, 4345 - Muslimi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Seidi, i biri i Ebu Burdes, se babai i tij Ebu Burde tregon se Pejgamberi ﷺ e dërgoi Ebu Musain dhe Muadhin (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) në Jemen e u tha: “Lehtësoni gjërat e mos i vështirësoni; përgëzoni e mos vrazhdoni, dhe bashkëpunoni.” Ebu Musai tha: “O i Dërguari i Allahut, në vendin tonë (në Jemen) është një pije prej elbi, që e quajnë mizër, dhe një pije prej mjalti, qe e quajnë bit'ë.”
- “Çdo gjë që deh është e ndaluar”, - tha Pejgamberi ﷺ.
Pasi shkuan atje, Muadhi e pyeti Ebu Musain: “Si i ke punët me Kuranin?”
- Lexoj kur të mundem: në këmbë, ulur dhe hipur mbi kafshë, kohë pas kohe, në mënyrë të vazhdueshme, - tha Ebu Musai.
- Sa më përket mua, një kohë fle, një kohë falem. Kështu, unë shpresoj të shpërblehem për gjumin tim, siç shpresoj të shpërblehem për namazin tim, - tha Muadhi.
Muadhi ngriti një tendë dhe ata vizitonin njëri-tjetrin.
Njëherë, kur Muadhi e vizitoi Ebu Musain, pranë tij gjeti një njeri të lidhur, andaj pyeti: “Ç'është puna e tij?”
- Është hebre, i cili qe bërë musliman, por pastaj u bë renegat, - tha Ebu Musai.
- Do t'ia heq kokën, - tha Muadhi.
Transmetimin e Muslimit e fuqizon Akadiu dhe Vehbiu nga Shuëbe. Vekiu, Nadri dhe Ebu Davudi transmetojnë nga Shuëbe, e ky nga Seidi, e ky nga babai i tij, e pastaj nga gjyshi i tij, nga Pejgamberi ﷺ. Po ashtu Xherir ibn Abdulhamidi e transmeton nga Shejbaniu, e ky nga Ebu Burde.