Sahihu i Buhariut — Hadithi 4350

Betejat · Transmetuesi: Ebu Burde ibn Ebu Musa

Shqip

Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Revh ibn Ubade, e këtij i ka treguar Ali ibn Suvejd ibn Menxhufi, e ky nga Abdullah ibn Burejde se babai i tij Burejde Eslemiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ e dërgoi Aliun te Halidi për ta marrë një të pestën e presë së luftës. Unë e urreva Aliun. 1 Pasi u pastrua, i thashë Halidit: “A nuk po e sheh këtë (çfarë ka bërë)?” Më pas, kur shkuam te Pejgamberi ﷺ, ia përmenda këtë ngjarje, e në atë rast ai më tha: - “O Burejde, e urren Aliun, vallë?” - Po, - i thashë. Më tha: “Mos e urrej, sepse ai ka edhe më shumë hise në një të pestën e presë.”

Arabisht

حَدَّثَنِي مُحَمَّدُ بْنُ بَشَّارٍ: حَدَّثَنَا رَوْحُ بْنُ عُبَادَةَ: حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ سُوَيْدِ بْنِ مَنْجُوفٍ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ بُرَيْدَةَ، عَنْ أَبِيهِ - رضى الله عنه - قَالَ: بَعَثَ النَّبِيُّ ﷺ عَلِيًّا إِلَى خَالِدٍ لِيَقْبِضَ الْخُمُسَ وَكُنْتُ أُبْغِضُ عَلِيًّا، وَقَدِ اغْتَسَلَ، فَقُلْتُ لِخَالِدٍ: أَلاَ تَرَى إِلَى هَذَا؟ فَلَمَّا قَدِمْنَا عَلَى النَّبِيِّ ﷺ ذَكَرْتُ ذَلِكَ لَهُ فَقَالَ: "يَا بُرَيْدَةُ، أَتُبْغِضُ عَلِيًّا؟" فَقُلْتُ: نَعَمْ. قَالَ: "لاَ تُبْغِضْهُ فَإِنَّ لَهُ فِي الْخُمُسِ أَكْثَرَ مِنْ ذَلِكَ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4350