Sahihu i Buhariut — Hadithi 4350
62. Nënkapitulli: Dërgimi i Ali ibn Ebu Talibit dhe Halid ibn Velidit në Jemen, para haxhit lamtumirës
4350. Nga: Ebu Burde ibn Ebu Musa
Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Revh ibn Ubade, e këtij i ka treguar Ali ibn Suvejd ibn Menxhufi, e ky nga Abdullah ibn Burejde se babai i tij Burejde Eslemiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ e dërgoi Aliun te Halidi për ta marrë një të pestën e presë së luftës. Unë e urreva Aliun.1 Pasi u pastrua, i thashë Halidit: “A nuk po e sheh këtë (çfarë ka bërë)?” Më pas, kur shkuam te Pejgamberi ﷺ, ia përmenda këtë ngjarje, e në atë rast ai më tha:
- “O Burejde, e urren Aliun, vallë?”
- Po, - i thashë.
Më tha: “Mos e urrej, sepse ai ka edhe më shumë hise në një të pestën e presë.”
Referenca: Sahihu i Buhariut 4350
Fjalë të panjohura?