Is'haku më ka thënë: Na ka rrëfyer Ebu Amir Akadiu, e këtij i ka treguar Kurra se Ebu Xhemra tregon: “Ibn Abasit (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) i thashë: “Unë kam një qyp ku përgatis mushtin, të cilin e pi ashtu të ëmbël prej asaj ene. Nganjëherë pi shumë dhe, kur ulem e qëndroj gjatë me njerëz, kam frikë mos turpërohem.” Ibn Abasi i tha: “Kur delegacioni i fisit abdulkajs erdhën tek i Dërguari i Allahut ﷺ, ai u tha: “Mirë se erdhët, o njerëz! Nuk do të jeni as të poshtëruar, as pishmanë (që keni ardhur tek unë) .” Ata i thanë: “O i Dërguari i Allahut, mes nesh dhe jush gjenden jobesimtarët e mudarit, andaj nuk po mund të vijmë, përveçse në muajt e shenjtë. Na urdhëro diçka konkrete, që, nëse punojmë me të, hyjmë në Xhenet dhe në të t'i ftojmë ata që i kemi lënë mbrapa.” Pejgamberi ﷺ u tha: “Jua urdhëroj katër gjëra dhe jua ndaloj katër të tjera: 1. Besimin në Allahun. A e dini ç'është besimi në Allahun? Dëshmia se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, 2. Falja e namazit, 3. Dhënia e zekatit, 4. Agjërimi i Ramazanit dhe 5. Dhënia e një të pestës nga plaçka e luftës. Jua ndaloj katër gjëra: atë që përgatitet në enë prej kungulli, varelë, shtambë dhe vorbë të katranosur .”
حَدَّثَنِي إِسْحَاقُ: أَخْبَرَنَا أَبُو عَامِرٍ الْعَقَدِيُّ: حَدَّثَنَا قُرَّةُ، عَنْ أَبِي جَمْرَةَ، قُلْتُ لاِبْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما -: إِنَّ لِي جَرَّةً يُنْتَبَذُ لِي نَبِيذٌ، فَأَشْرَبُهُ حُلْوًا فِي جَرٍّ إِنْ أَكْثَرْتُ مِنْهُ، فَجَالَسْتُ الْقَوْمَ، فَأَطَلْتُ الْجُلُوسَ خَشِيتُ أَنْ أَفْتَضِحَ فَقَالَ: قَدِمَ وَفْدُ عَبْدِ الْقَيْسِ عَلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَقَالَ: "مَرْحَبًا بِالْقَوْمِ غَيْرَ خَزَايَا وَلاَ النَّدَامَى". فَقَالُوا: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنَّ بَيْنَنَا وَبَيْنَكَ الْمُشْرِكِينَ مِنْ مُضَرَ، وَإِنَّا لاَ نَصِلُ إِلَيْكَ إِلاَّ فِي أَشْهُرِ الْحُرُمِ، حَدِّثْنَا بِجُمَلٍ مِنَ الأَمْرِ، إِنْ عَمِلْنَا بِهِ دَخَلْنَا الْجَنَّةَ، وَنَدْعُو بِهِ مَنْ وَرَاءَنَا. قَالَ: "آمُرُكُمْ بِأَرْبَعٍ، وَأَنْهَاكُمْ عَنْ أَرْبَعٍ: ١. الإِيمَانِ بِاللَّهِ، هَلْ تَدْرُونَ مَا الإِيمَانُ بِاللَّهِ؟ شَهَادَةُ أَنْ لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ، ٢. وَإِقَامُ الصَّلاَةِ، ٣. وَإِيتَاءُ الزَّكَاةِ، ٤. وَصَوْمُ رَمَضَانَ، ٥. وَأَنْ تُعْطُوا مِنَ الْمَغَانِمِ الْخُمُسَ. وَأَنْهَاكُمْ عَنْ أَرْبَعٍ: مَا انْتُبِذَ فِي الدُّبَّاءِ، وَالنَّقِيرِ، وَالْحَنْتَمِ، وَالْمُزَفَّتِ".