Sahihu i Buhariut — Hadithi 4369

Betejat · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Ebu Xhemra se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Delegacioni i fisit abdulkajs erdhën te Pejgamberi ﷺ dhe i thanë: “O i Dërguari i Allahut, ne jemi pjesëtarë të fisit rebia, por mes nesh dhe jush gjenden jobesimtarët e mudarit, andaj nuk po mund të vijmë te ti, përveçse në muajt e shenjtë. Na urdhëro diçka konkrete, që të punojmë me të dhe t'i ftojmë të tjerët në të.” Pejgamberi ﷺ u tha: “Jua urdhëroj katër gjëra dhe jua ndaloj katër të tjera: 1. Besimin në Allahun (që është) : të deklaruarit se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, - numëroi me gishta, duke mbledhur njërin gisht, - 2. Faljen e namazit, 3. Dhënien e zekatit dhe 4. Ta jepni për Allahun një të pestën e presë së luftës. Jua ndaloj përdorimin e enës nga kungulli, shtambës, varelës dhe vorbës së katranosur (për fermentimin e mushtit) .”

Arabisht

حَدَّثَنَا سُلَيْمَانُ بْنُ حَرْبٍ: حَدَّثَنَا حَمَّادُ بْنُ زَيْدٍ، عَنْ أَبِي جَمْرَةَ: سَمِعْتُ ابْنَ عَبَّاسٍ يَقُولُ: قَدِمَ وَفْدُ عَبْدِ الْقَيْسِ عَلَى النَّبِيِّ ﷺ فَقَالُوا: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنَّا هَذَا الْحَىَّ مِنْ رَبِيعَةَ، وَقَدْ حَالَتْ بَيْنَنَا وَبَيْنَكَ كُفَّارُ مُضَرَ، فَلَسْنَا نَخْلُصُ إِلَيْكَ إِلاَّ فِي شَهْرٍ حَرَامٍ، فَمُرْنَا بِأَشْيَاءَ نَأْخُذُ بِهَا وَنَدْعُو إِلَيْهَا مَنْ وَرَاءَنَا. قَالَ: "آمُرُكُمْ بِأَرْبَعٍ وَأَنْهَاكُمْ عَنْ أَرْبَعٍ: ١. الإِيمَانِ بِاللَّهِ شَهَادَةِ أَنْ لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ - وَعَقَدَ وَاحِدَةً - ، ٢. وَإِقَامِ الصَّلاَةِ، ٣. وَإِيتَاءِ الزَّكَاةِ، ٤. وَأَنْ تُؤَدُّوا لِلَّهِ خُمْسَ مَا غَنِمْتُمْ. وَأَنْهَاكُمْ: عَنِ الدُّبَّاءِ، وَالنَّقِيرِ وَالْحَنْتَمِ وَالْمُزَفَّتِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4369