Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Abdullah Ibn Ebu Husejni, e këtij i ka treguar Nafi ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ, erdhi Musejlime Gënjeshtërmadhi dhe tha: “Nëse Muhamedi ma dorëzon pejgamberinë pas vdekjes së vet, do ta pasoj.” Ai kishte ardhur me një grup të madh njerëzish nga fisi i vet. I Dërguari i Allahut ﷺ erdhi së bashku me Thabit ibn Kajs ibn Shemasin, me një copë dege të hurmës në dorë dhe shkoi te Musejlime dhe shokët e tij.” Aty i tha: “Sikur të ma kërkoje këtë copë dege, nuk do të ta jepja. Caktimi i Allahut (pejgamberia) nuk do të kalojë te ti , por, nëse ia kthen shpinën udhëzimit tim, Allahu do të të shkatërrojë. Shoh se ti qenke ai për të cilin jam lajmëruar në ëndërr. Ky është Thabiti, të përgjigjet për mua.” Pastaj u largua.”
حَدَّثَنَا أَبُو الْيَمَانِ: أَخْبَرَنَا شُعَيْبٌ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ أَبِي حُسَيْنٍ: حَدَّثَنَا نَافِعُ بْنُ جُبَيْرٍ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما - قَالَ: قَدِمَ مُسَيْلِمَةُ الْكَذَّابُ عَلَى عَهْدِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَجَعَلَ يَقُولُ: إِنْ جَعَلَ لِي مُحَمَّدٌ مِنْ بَعْدِهِ تَبِعْتُهُ. وَقَدِمَهَا فِي بَشَرٍ كَثِيرٍ مِنْ قَوْمِهِ، فَأَقْبَلَ إِلَيْهِ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَمَعَهُ ثَابِتُ بْنُ قَيْسِ بْنِ شَمَّاسٍ، وَفِي يَدِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ قِطْعَةُ جَرِيدٍ حَتَّى وَقَفَ عَلَى مُسَيْلِمَةَ فِي أَصْحَابِهِ، فَقَالَ: "لَوْ سَأَلْتَنِي هَذِهِ الْقِطْعَةَ مَا أَعْطَيْتُكَهَا وَلَنْ تَعْدُوَ أَمْرَ اللَّهِ فِيكَ، وَلَئِنْ أَدْبَرْتَ لَيَعْقِرَنَّكَ اللَّهُ، وَإِنِّي لَأَرَاكَ الَّذِي أُرِيتُ فِيهِ مَا رَأَيْتُ، وَهَذَا ثَابِتٌ يُجِيبُكَ عَنِّي". ثُمَّ انْصَرَفَ عَنْهُ.