Sahihu i Buhariut — Hadithi 4373

71. Nënkapitulli: Delegacioni i fisit benu hanife dhe tregimi i Thumame ibn Ethalit

4373. Nga: Abdullah ibn Abasi

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Abdullah Ibn Ebu Husejni, e këtij i ka treguar Nafi ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ, erdhi Musejlime Gënjeshtërmadhi dhe tha: “Nëse Muhamedi ma dorëzon pejgamberinë pas vdekjes së vet, do ta pasoj.” Ai kishte ardhur me një grup të madh njerëzish nga fisi i vet. I Dërguari i Allahut ﷺ erdhi së bashku me Thabit ibn Kajs ibn Shemasin, me një copë dege të hurmës në dorë dhe shkoi te Musejlime dhe shokët e tij.” Aty i tha: “Sikur të ma kërkoje këtë copë dege, nuk do të ta jepja. Caktimi i Allahut (pejgamberia) nuk do të kalojë te ti, por, nëse ia kthen shpinën udhëzimit tim, Allahu do të të shkatërrojë. Shoh se ti qenke ai për të cilin jam lajmëruar në ëndërr. Ky është Thabiti, të përgjigjet për mua.” Pastaj u largua.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4373

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?