Sahihu i Buhariut — Hadithi 4376

Betejat · Transmetuesi: Ebu Rexha Utaridiu

Shqip

Salt ibn Muhamedi na ka thënë: E kam dëgjuar Mehdi ibn Mejmunin se Ebu Rexha Utaridiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ne (në periudhën paraislame) adhuronim gurët. Nëse gjenim ndonjë gur më të mirë, e hidhnim të parin dhe e merrnim këtë të fundit. Kur nuk gjenim gur, tubonim dhé, afronim një dele dhe e milnim mbi dheun e tubuar, pastaj bënim tavaf rreth atij idhulli (prej dheu e qumështi). Kur hynte muaji rexheb, thoshim: “Muaji i çarmatimit.” Prandaj, gjatë muajit rexheb largonim çdo shtizë a shigjetë që kishte majë hekuri.”

Arabisht

حَدَّثَنَا الصَّلْتُ بْنُ مُحَمَّدٍ قَالَ: سَمِعْتُ مَهْدِيَّ بْنَ مَيْمُونٍ قَالَ: سَمِعْتُ أَبَا رَجَاءٍ الْعُطَارِدِيَّ يَقُولُ: كُنَّا نَعْبُدُ الْحَجَرَ، فَإِذَا وَجَدْنَا حَجَرًا هُوَ أَخْيَرُ مِنْهُ أَلْقَيْنَاهُ وَأَخَذْنَا الآخَرَ، فَإِذَا لَمْ نَجِدْ حَجَرًا جَمَعْنَا جُثْوَةً مِنْ تُرَابٍ، ثُمَّ جِئْنَا بِالشَّاةِ فَحَلَبْنَاهُ عَلَيْهِ، ثُمَّ طُفْنَا بِهِ، فَإِذَا دَخَلَ شَهْرُ رَجَبٍ قُلْنَا: مُنَصِّلُ الأَسِنَّةِ. فَلاَ نَدَعُ رُمْحًا فِيهِ حَدِيدَةٌ وَلاَ سَهْمًا فِيهِ حَدِيدَةٌ إِلاَّ نَزَعْنَاهُ وَأَلْقَيْنَاهُ شَهْرَ رَجَبٍ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4376