Sahihu i Buhariut — Hadithi 4376

71. Nënkapitulli: Delegacioni i fisit benu hanife dhe tregimi i Thumame ibn Ethalit

4376. Nga: Ebu Rexha Utaridiu

Salt ibn Muhamedi na ka thënë: E kam dëgjuar Mehdi ibn Mejmunin se Ebu Rexha Utaridiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ne (në periudhën paraislame) adhuronim gurët. Nëse gjenim ndonjë gur më të mirë, e hidhnim të parin dhe e merrnim këtë të fundit. Kur nuk gjenim gur, tubonim dhé, afronim një dele dhe e milnim mbi dheun e tubuar, pastaj bënim tavaf rreth atij idhulli (prej dheu e qumështi). Kur hynte muaji rexheb, thoshim: “Muaji i çarmatimit.” Prandaj, gjatë muajit rexheb largonim çdo shtizë a shigjetë që kishte majë hekuri.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4376

Fjalë të panjohura?