Muhamed ibn Sinani na ka thënë: Na ka treguar Hushejmi, e këtij i ka treguar Sejar Ebu Hakemi, e këtij i ka treguar Jezid Fekiri se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Më janë dhënë pesë gjëra që nuk i janë dhënë askujt (prej pejgamberëve) para meje: 1. Jam ndihmuar me lemerinë (që i zë armiqtë e mi) në distancë sa një muaj rrugëtim; 2. Toka më është bërë vendfalje dhe mjet pastrimi, andaj këdo prej umetit tim që namazi e zë, le të falet aty (duke marrë tejemum me dhé të pastër) ; 3. Më është lejuar plaçka e luftës; 4. Të dërguarit para meje janë dërguar te një popull i caktuar, kurse unë jam dërguar te të gjithë njerëzit; 5. Më është dhënë e drejta për ndërmjetësim (shefat) .”
حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ سِنَانٍ قَالَ: حَدَّثَنَا هُشَيْمٌ قَالَ: حَدَّثَنَا سَيَّارٌ - هُوَ أَبُو الْحَكَمِ - قَالَ: حَدَّثَنَا يَزِيدُ الْفَقِيرُ قَالَ: حَدَّثَنَا جَابِرُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "أُعْطِيتُ خَمْسًا لَمْ يُعْطَهُنَّ أَحَدٌ قَبْلِي: ١. نُصِرْتُ بِالرُّعْبِ مَسِيرَةَ شَهْرٍ، ٢. وَجُعِلَتْ لِيَ الأَرْضُ مَسْجِدًا وَطَهُورًا، فَأَيُّمَا رَجُلٍ مِنْ أُمَّتِي أَدْرَكَتْهُ الصَّلاَةُ فَلْيُصَلِّ، ٣. وَأُحِلَّتْ لِيَ الْمَغَانِمُ، ٤. وَكَانَ النَّبِيُّ يُبْعَثُ إِلَى قَوْمِهِ خَاصَّةً، وَبُعِثْتُ إِلَى النَّاسِ كَافَةً، ٥. وَأُعْطِيتُ الشَّفَاعَةَ".