Sahihu i Buhariut — Hadithi 438
56. Nënkapitulli: Fjala e Pejgamberit ﷺ: “Toka më është bërë vendfalje dhe mjet pastrimi.”
438. Nga: Xhabir ibn Abdullah Ensariu
Muhamed ibn Sinani na ka thënë: Na ka treguar Hushejmi, e këtij i ka treguar Sejar Ebu Hakemi, e këtij i ka treguar Jezid Fekiri se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Më janë dhënë pesë gjëra që nuk i janë dhënë askujt (prej pejgamberëve) para meje:
1. Jam ndihmuar me lemerinë (që i zë armiqtë e mi) në distancë sa një muaj rrugëtim;
2. Toka më është bërë vendfalje dhe mjet pastrimi, andaj këdo prej umetit tim që namazi e zë, le të falet aty (duke marrë tejemum me dhé të pastër);
3. Më është lejuar plaçka e luftës;
4. Të dërguarit para meje janë dërguar te një popull i caktuar, kurse unë jam dërguar te të gjithë njerëzit;
5. Më është dhënë e drejta për ndërmjetësim (shefat).”