Abas ibn Husejni më ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Ademi, e ky nga Israili, e ky nga Ebu Is'haku, e ky nga Sileh ibn Zuferi se Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Akibi dhe Sejidi, zotërinjtë e Nexhranit, shkuan tek i Dërguari i Allahut ﷺ për të bërë mallkimin reciprok 1 . Njëri i tha shokut të tij: “Mos e bëj këtë, sepse, për Allahun, nëse ai është pejgamber dhe mallkohemi, nuk do të shpëtojmë as ne, as ata që vijnë pas nesh.” Kur shkuan, i thanë Pejgamberit ﷺ: “Ne të japim atë që na kërkove (xhizjen), por ti na dërgo neve një njeri besnik. Ne pranojmë vetëm atë që është besnik.” Atëherë, Pejgamberi ﷺ tha: “Me ju do të dërgoj një burrë besnik e shkuar besnikut.” Secili shok i të Dërguarit të Allahut ﷺ lakmonte të zgjidhej, por ai tha: “Ngrihu, o Ebu Ubejde ibn Xherrah.” Kur ai u ngrit, Pejgamberi ﷺ tha: “Ky është besniku i këtij umeti.”
حَدَّثَنِي عَبَّاسُ بْنُ الْحُسَيْنِ: حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ آدَمَ، عَنْ إِسْرَائِيلَ، عَنْ أَبِي إِسْحَاقَ، عَنْ صِلَةَ بْنِ زُفَرَ، عَنْ حُذَيْفَةَ قَالَ: جَاءَ الْعَاقِبُ وَالسَّيِّدُ صَاحِبَا نَجْرَانَ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ يُرِيدَانِ أَنْ يُلاَعِنَاهُ قَالَ: فَقَالَ أَحَدُهُمَا لِصَاحِبِهِ: لاَ تَفْعَلْ، فَوَاللَّهِ لَئِنْ كَانَ نَبِيًّا فَلاَعَنَّا، لاَ نُفْلِحُ نَحْنُ وَلاَ عَقِبُنَا مِنْ بَعْدِنَا. قَالاَ: إِنَّا نُعْطِيكَ مَا سَأَلْتَنَا، وَابْعَثْ مَعَنَا رَجُلاً أَمِينًا، وَلاَ تَبْعَثْ مَعَنَا إِلاَّ أَمِينًا. فَقَالَ: "لَأَبْعَثَنَّ مَعَكُمْ رَجُلاً أَمِينًا حَقَّ أَمِينٍ". فَاسْتَشْرَفَ لَهُ أَصْحَابُ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَقَالَ: "قُمْ يَا أَبَا عُبَيْدَةَ بْنَ الْجَرَّاحِ". فَلَمَّا قَامَ قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "هَذَا أَمِينُ هَذِهِ الأُمَّةِ".