Sahihu i Buhariut — Hadithi 4380

73. Nënkapitulli: Tregimi i banorëve të Nexhranit

4380. Nga: Hudhejfe ibn Jemani

Abas ibn Husejni më ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Ademi, e ky nga Israili, e ky nga Ebu Is'haku, e ky nga Sileh ibn Zuferi se Hudhejfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Akibi dhe Sejidi, zotërinjtë e Nexhranit, shkuan tek i Dërguari i Allahut ﷺ për të bërë mallkimin reciprok1. Njëri i tha shokut të tij: “Mos e bëj këtë, sepse, për Allahun, nëse ai është pejgamber dhe mallkohemi, nuk do të shpëtojmë as ne, as ata që vijnë pas nesh.”

Kur shkuan, i thanë Pejgamberit ﷺ: “Ne të japim atë që na kërkove (xhizjen), por ti na dërgo neve një njeri besnik. Ne pranojmë vetëm atë që është besnik.” Atëherë, Pejgamberi ﷺ tha: “Me ju do të dërgoj një burrë besnik e shkuar besnikut.” Secili shok i të Dërguarit të Allahut ﷺ lakmonte të zgjidhej, por ai tha: “Ngrihu, o Ebu Ubejde ibn Xherrah.” Kur ai u ngrit, Pejgamberi ﷺ tha: “Ky është besniku i këtij umeti.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4380

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?