Sahihu i Buhariut — Hadithi 4385

Betejat · Transmetuesi: Ebu Musa Eshariu

Shqip

Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Abduselami, e ky nga Ejubi, e ky nga Ebu Kilabe se Zehdemi tregon: “Kur Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) erdhi në Kufe, nderoi një lagje të fisit xhermë. Teksa rrinim me të, ai po hante një pulë. Aty ishte edhe një burrë, të cilin e ftoi të hante, por ai tha: “E kam parë pulën të hajë diçka që më bëri ta neveris.” Ebu Musai tha: “Eja, se unë e kam parë Pejgamberin ﷺ të hajë pulë.” - Unë jam betuar të mos ha pulë, - tha ai. Atëherë, Ebu Musai i tha: “Eja të të tregoj për betimin tënd. Një grup i fisit eshari shkuam te Pejgamberi ﷺ dhe i kërkuam të na marrë me vete (për në Luftën e Tebukut), por ai nuk na mori. Pastaj sërish i kërkuam të na marrë, por ai u betua se nuk do të na marrë (pasi që nuk kishte mjete bartëse). Mirëpo, pas pak, Pejgamberit ﷺ i erdhi një tufë devesh nga plaçka e luftës, andaj dha urdhër të na jepen pesë tufa devesh. Kur i morëm, i thamë: “E bëmë Pejgamberin ﷺ ta harrojë betimin. Kurrë nuk do të shpëtojmë pas kësaj.” Kështu, unë shkova dhe i thashë: “O i Dërguari i Allahut, ti u betove se nuk do të na marrësh me vete, por na more.” Pejgamberi ﷺ u përgjigj: “Po, por, kur betohem për diçka, ndërkohë shoh se e kundërta është më e mirë, atëherë veproj atë që është më e mira.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو نُعَيْمٍ: حَدَّثَنَا عَبْدُ السَّلاَمِ، عَنْ أَيُّوبَ، عَنْ أَبِي قِلاَبَةَ، عَنْ زَهْدَمٍ قَالَ: لَمَّا قَدِمَ أَبُو مُوسَى أَكْرَمَ هَذَا الْحَىَّ مِنْ جَرْمٍ، وَإِنَّا لَجُلُوسٌ عِنْدَهُ وَهُوَ يَتَغَدَّى دَجَاجًا، وَفِي الْقَوْمِ رَجُلٌ جَالِسٌ، فَدَعَاهُ إِلَى الْغَدَاءِ، فَقَالَ: إِنِّي رَأَيْتُهُ يَأْكُلُ شَيْئًا فَقَذِرْتُهُ. فَقَالَ: هَلُمَّ، فَإِنِّي رَأَيْتُ النَّبِيَّ ﷺ يَأْكُلُهُ. فَقَالَ: إِنِّي حَلَفْتُ لاَ آكُلُهُ. فَقَالَ: هَلُمَّ أُخْبِرْكَ عَنْ يَمِينِكَ، إِنَّا أَتَيْنَا النَّبِيَّ ﷺ نَفَرٌ مِنَ الأَشْعَرِيِّينَ، فَاسْتَحْمَلْنَاهُ فَأَبَى أَنْ يَحْمِلَنَا فَاسْتَحْمَلْنَاهُ، فَحَلَفَ أَنْ لاَ يَحْمِلَنَا، ثُمَّ لَمْ يَلْبَثِ النَّبِيُّ ﷺ أَنْ أُتِيَ بِنَهْبِ إِبِلٍ، فَأَمَرَ لَنَا بِخَمْسِ ذَوْدٍ، فَلَمَّا قَبَضْنَاهَا قُلْنَا: تَغَفَّلْنَا النَّبِيَّ ﷺ يَمِينَهُ، لاَ نُفْلِحُ بَعْدَهَا أَبَدًا فَأَتَيْتُهُ فَقُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنَّكَ حَلَفْتَ أَنْ لاَ تَحْمِلَنَا وَقَدْ حَمَلْتَنَا. قَالَ: "أَجَلْ، وَلَكِنْ لاَ أَحْلِفُ عَلَى يَمِينٍ فَأَرَى غَيْرَهَا خَيْرًا مِنْهَا إِلاَّ أَتَيْتُ الَّذِي هُوَ خَيْرٌ مِنْهَا".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4385