Sahihu i Buhariut — Hadithi 4388

Betejat · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Adiu, e ky nga Shuëbe, e ky nga Sulejmani, e ky nga Dhekvani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ju kanë ardhur banorët e Jemenit. Ata kanë zemra të buta dhe të dhimbshme. Imani dhe urtësia janë jemenase. Mburrja dhe mendjemadhësia janë te pronarët e deveve, ndërsa qetësia dhe përulja janë te pronarët e deleve. ” Gunderi transmeton nga Shuëbe, e ky nga Sulejmani: “E kam dëgjuar Dhekvanin nga Ebu Hurejra, e ky nga Pejgamberi ﷺ.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ بَشَّارٍ: حَدَّثَنَا ابْنُ أَبِي عَدِيٍّ، عَنْ شُعْبَةَ، عَنْ سُلَيْمَانَ، عَنْ ذَكْوَانَ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: "أَتَاكُمْ أَهْلُ الْيَمَنِ، هُمْ أَرَقُّ أَفْئِدَةً وَأَلْيَنُ قُلُوبًا، الإِيمَانُ يَمَانٍ وَالْحِكْمَةُ يَمَانِيَةٌ، وَالْفَخْرُ وَالْخُيَلاَءُ فِي أَصْحَابِ الإِبِلِ، وَالسَّكِينَةُ وَالْوَقَارُ فِي أَهْلِ الْغَنَمِ". وَقَالَ غُنْدَرٌ عَنْ شُعْبَةَ، عَنْ سُلَيْمَانَ: سَمِعْتُ ذَكْوَانَ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4388