Sahihu i Buhariut — Hadithi 4388

75. Nënkapitulli: Ardhja e esharijinjve dhe banorëve të Jemenit

Ebu Musai tregon se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ata janë të mitë dhe unë jam i tyri.”

4388. Nga: Ebu Hurejra

Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Adiu, e ky nga Shuëbe, e ky nga Sulejmani, e ky nga Dhekvani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ju kanë ardhur banorët e Jemenit. Ata kanë zemra të buta dhe të dhimbshme. Imani dhe urtësia janë jemenase. Mburrja dhe mendjemadhësia janë te pronarët e deveve, ndërsa qetësia dhe përulja janë te pronarët e deleve.

Gunderi transmeton nga Shuëbe, e ky nga Sulejmani: “E kam dëgjuar Dhekvanin nga Ebu Hurejra, e ky nga Pejgamberi ﷺ.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4388

Hadithe të ngjashme: Shiko (5)

Fjalë të panjohura?