Sahihu i Buhariut — Hadithi 439

Namazi · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Ubejd ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se kishte qenë një robëreshë zezake, që jetonte në njërin prej fiseve arabe. Pasi e kishin liruar nga robëria, kishte vendosur të qëndronte me ta. Një ditë, një vajzë e vogël e tyrja doli e veshur me një shirit (rrip) të kuq lëkure krahaqafë të stolisur me xhevahire dhe margaritarë. E hodhi shallin ose i ra në tokë dhe një gjeraqinë, duke menduar se ishte copë mishi, shkoi e ia rrëmbeu. Dolën për ta kërkuar, po nuk e gjetën, andaj më akuzuan mua për të. Robëresha rrëfen: “Më kontrolluan (në tërë trupin), madje edhe pjesët intime. Betohem në Allahun se, teksa qëndroja pranë tyre, erdhi gjeraqina sërish dhe e hodhi shallin në mesin e tyre. U thashë: “Ja ku është ajo për të cilën më akuzonit, ndërkohë unë jam e pafajshme.” Pas kësaj (ngjarjeje), ajo vajti tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe e pranoi Islamin. Thotë (Aishja): “Brenda xhamisë kishte një tendë, - ose ka thënë: një shtëpi të vogël. - Nganjëherë vinte dhe bisedonte me mua. Mirëpo, sa herë që vinte, i recitonte këto vargje: "Ditën e shallit Zoti ynë më mrekulloi, Kur nga vendi i mosbesimit Ai më shpëtoi.” E pyeta: “Vallë, pse sa herë që vjen tek unë, i lexon këto vargje?” Pastaj e tregoi rrëfimin e saj.

Arabisht

حَدَّثَنَا عُبَيْدُ بْنُ إِسْمَاعِيلَ قَالَ: حَدَّثَنَا أَبُو أُسَامَةَ، عَنْ هِشَامٍ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ عَائِشَةَ: أَنَّ وَلِيدَةً، كَانَتْ سَوْدَاءَ لِحَىٍّ مِنَ الْعَرَبِ، فَأَعْتَقُوهَا، فَكَانَتْ مَعَهُمْ. قَالَتْ: فَخَرَجَتْ صَبِيَّةٌ لَهُمْ عَلَيْهَا وِشَاحٌ أَحْمَرُ مِنْ سُيُورٍ قَالَتْ: فَوَضَعَتْهُ أَوْ وَقَعَ مِنْهَا، فَمَرَّتْ بِهِ حُدَيَّاةٌ وَهُوَ مُلْقًى، فَحَسِبَتْهُ لَحْمًا فَخَطَفَتْهُ قَالَتْ: فَالْتَمَسُوهُ فَلَمْ يَجِدُوهُ. قَالَتْ: فَاتَّهَمُونِي بِهِ قَالَتْ: فَطَفِقُوا يُفَتِّشُونَ حَتَّى فَتَّشُوا قُبُلَهَا قَالَتْ: وَاللَّهِ! إِنِّي لَقَائِمَةٌ مَعَهُمْ، إِذْ مَرَّتِ الْحُدَيَّاةُ فَأَلْقَتْهُ قَالَتْ: فَوَقَعَ بَيْنَهُمْ قَالَتْ: فَقُلْتُ هَذَا الَّذِي اتَّهَمْتُمُونِي بِهِ - زَعَمْتُمْ - وَأَنَا مِنْهُ بَرِيئَةٌ. وَهُوَ ذَا هُوَ قَالَتْ: فَجَاءَتْ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَأَسْلَمَتْ. قَالَتْ عَائِشَةُ: فَكَانَ لَهَا خِبَاءٌ فِي الْمَسْجِدِ أَوْ حِفْشٌ قَالَتْ: فَكَانَتْ تَأْتِينِي فَتَحَدَّثُ عِنْدِي قَالَتْ: فَلاَ تَجْلِسُ عِنْدِي مَجْلِسًا إِلاَّ قَالَتْ: وَيَوْمَ الْوِشَاحِ مِنْ تَعَاجِيبِ رَبِّنَا، أَلاَ إِنَّهُ مِنْ بَلْدَةِ الْكُفْرِ أَنْجَانِي. قَالَتْ عَائِشَةُ: فَقُلْتُ لَهَا: مَا شَأْنُكِ لاَ تَقْعُدِينَ مَعِي مَقْعَدًا إِلاَّ قُلْتِ هَذَا؟ قَالَتْ: فَحَدَّثَتْنِي بِهَذَا الْحَدِيثِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/439