Abdani na ka thënë: Na ka treguar Ebu Hamzai, e ky nga Ameshi, e ky nga Ibrahimi se Alkame tregon: “Teksa po rrinim me Ibn Mesudin (Allahu qoftë i kënaqur me të!), erdhi Hababi dhe tha: "O Ebu Abdurrahman, a kanë mundësi këta djelmosha të lexojnë ashtu siç lexon ti?" - Po deshe, do të urdhëroj ndonjërin të lexojë, - tha Ibn Mesudi. - Po, - tha Hababi. - Lexo, o Alkame! - Po e urdhëron Alkamen të lexojë, ndërkohë që ai nuk lexon më mirë se ne?! - tha Zejd ibn Hudajri, vëllai i Zijad ibn Hudajrit. - Në deshe ti, do të të tregoj për atë që Pejgamberi ﷺ ka thënë për popullin tënd dhe popullin e tij? - iu drejtua Ibn Mesudi. Alkame tregon: “Pasi i lexova pesëdhjetë ajete nga surja Merjem, Abdullahu i tha: - Si po të duket? - Shumë bukur! - Çdo gjë që unë lexoj, e lexon edhe ai (Alkame), - tha Ibn Mesudi. Pastaj u kthye nga Hababi, i cili kishte një unazë prej ari, e i tha: - A nuk i ka ardhur koha kësaj unaze të hidhet. - Pas kësaj dite nuk do ta shohësh më, - tha Hababi dhe e hodhi atë.” Këtë e ka transmetuar edhe Gunderi nga Shuëbe.
حَدَّثَنَا عَبْدَانُ، عَنْ أَبِي حَمْزَةَ، عَنِ الأَعْمَشِ، عَنْ إِبْرَاهِيمَ، عَنْ عَلْقَمَةَ قَالَ: كُنَّا جُلُوسًا مَعَ ابْنِ مَسْعُودٍ، فَجَاءَ خَبَّابٌ فَقَالَ: يَا أَبَا عَبْدِ الرَّحْمَنِ، أَيَسْتَطِيعُ هَؤُلاَءِ الشَّبَابُ أَنْ يَقْرَءُوا كَمَا تَقْرَأُ؟ قَالَ: أَمَا إِنَّكَ لَوْ شِئْتَ أَمَرْتُ بَعْضَهُمْ يَقْرَأُ عَلَيْكَ. قَالَ: أَجَلْ. قَالَ: اقْرَأْ يَا عَلْقَمَةُ. فَقَالَ زَيْدُ بْنُ حُدَيْرٍ أَخُو زِيَادِ بْنِ حُدَيْرٍ: أَتَأْمُرُ عَلْقَمَةَ أَنْ يَقْرَأَ [وَلَيْسَ بِأَقْرَئِنَا]؟ قَالَ: أَمَا إِنَّكَ إِنْ شِئْتَ أَخْبَرْتُكَ بِمَا قَالَ النَّبِيُّ ﷺ فِي قَوْمِكَ وَقَوْمِهِ. فَقَرَأْتُ خَمْسِينَ آيَةً مِنْ سُورَةِ مَرْيَمَ، فَقَالَ عَبْدُ اللَّهِ: كَيْفَ تَرَى؟ قَالَ: قَدْ أَحْسَنَ. قَالَ عَبْدُ اللَّهِ: مَا أَقْرَأُ شَيْئًا إِلاَّ وَهُوَ يَقْرَؤُهُ، ثُمَّ الْتَفَتَ إِلَى خَبَّابٍ وَعَلَيْهِ خَاتَمٌ مِنْ ذَهَبٍ فَقَالَ: أَلَمْ يَأْنِ لِهَذَا الْخَاتَمِ أَنْ يُلْقَى؟ قَالَ: أَمَا إِنَّكَ لَنْ تَرَاهُ عَلَىَّ بَعْدَ الْيَوْمِ، فَأَلْقَاهُ. رَوَاهُ غُنْدَرٌ عَنْ شُعْبَةَ.