Sahihu i Buhariut — Hadithi 4391

75. Nënkapitulli: Ardhja e esharijinjve dhe banorëve të Jemenit

Ebu Musai tregon se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ata janë të mitë dhe unë jam i tyri.”

4391. Nga: Abdullah ibn Mesudi

Abdani na ka thënë: Na ka treguar Ebu Hamzai, e ky nga Ameshi, e ky nga Ibrahimi se Alkame tregon: “Teksa po rrinim me Ibn Mesudin (Allahu qoftë i kënaqur me të!), erdhi Hababi dhe tha: "O Ebu Abdurrahman, a kanë mundësi këta djelmosha të lexojnë ashtu siç lexon ti?"

- Po deshe, do të urdhëroj ndonjërin të lexojë, - tha Ibn Mesudi.

- Po, - tha Hababi.

- Lexo, o Alkame!

- Po e urdhëron Alkamen të lexojë, ndërkohë që ai nuk lexon më mirë se ne?! - tha Zejd ibn Hudajri, vëllai i Zijad ibn Hudajrit.

- Në deshe ti, do të të tregoj për atë që Pejgamberi ﷺ ka thënë për popullin tënd dhe popullin e tij? - iu drejtua Ibn Mesudi.

Alkame tregon: “Pasi i lexova pesëdhjetë ajete nga surja Merjem, Abdullahu i tha:

- Si po të duket?

- Shumë bukur!

- Çdo gjë që unë lexoj, e lexon edhe ai (Alkame), - tha Ibn Mesudi. Pastaj u kthye nga Hababi, i cili kishte një unazë prej ari, e i tha:

- A nuk i ka ardhur koha kësaj unaze të hidhet.

- Pas kësaj dite nuk do ta shohësh më, - tha Hababi dhe e hodhi atë.”

Këtë e ka transmetuar edhe Gunderi nga Shuëbe.

Referenca: Sahihu i Buhariut 4391

Fjalë të panjohura?