Sahihu i Buhariut — Hadithi 4393

Betejat · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Muhamed ibn Alai më ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e këtij i ka treguar Ismaili, e ky nga Kajsi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa po shkoja te Pejgamberi ﷺ (në Medinë), gjatë rrugës recitoja: "Ah, sa natë e gjatë dhe e mundimshme! Që nga vendi i mosbesimit më shpëtoi.” Gjatë rrugës më iku një rob, por, kur shkova (në Medinë) dhe ia dhashë besën Pejgamberit ﷺ, në ndejë e sipër me të, u paraqit robi. Pejgamberi ﷺ më tha: - “O Ebu Hurejre, ja robi yt!” - Është i lirë për hir të Allahut, - i thashë dhe kështu e lirova.”

Arabisht

حَدَّثَنِي مُحَمَّدُ بْنُ الْعَلاَءِ: حَدَّثَنَا أَبُو أُسَامَةَ: حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ، عَنْ قَيْسٍ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ قَالَ: لَمَّا قَدِمْتُ عَلَى النَّبِيِّ ﷺ قُلْتُ فِي الطَّرِيقِ: يَا لَيْلَةً مِنْ طُولِهَا وَعَنَائِهَا، عَلَى أَنَّهَا مِنْ دَارَةِ الْكُفْرِ نَجَّتِ. وَأَبَقَ غُلاَمٌ لِي فِي الطَّرِيقِ، فَلَمَّا قَدِمْتُ عَلَى النَّبِيِّ ﷺ فَبَايَعْتُهُ، فَبَيْنَا أَنَا عِنْدَهُ إِذْ طَلَعَ الْغُلاَمُ، فَقَالَ لِي النَّبِيُّ ﷺ: "يَا أَبَا هُرَيْرَةَ هَذَا غُلاَمُكَ". فَقُلْتُ: هُوَ لِوَجْهِ اللَّهِ تَعَالَى. فَأَعْتَقْتُهُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/4393