Sahihu i Buhariut — Hadithi 4393

76. Nënkapitulli: Tregimi i fisit devs dhe i Tufejl ibn Amër Devsiut

4393. Nga: Ebu Hurejra

Muhamed ibn Alai më ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e këtij i ka treguar Ismaili, e ky nga Kajsi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa po shkoja te Pejgamberi ﷺ (në Medinë), gjatë rrugës recitoja:

"Ah, sa natë e gjatë dhe e mundimshme!

Që nga vendi i mosbesimit më shpëtoi.”

Gjatë rrugës më iku një rob, por, kur shkova (në Medinë) dhe ia dhashë besën Pejgamberit ﷺ, në ndejë e sipër me të, u paraqit robi. Pejgamberi ﷺ më tha:

- “O Ebu Hurejre, ja robi yt!”

- Është i lirë për hir të Allahut, - i thashë dhe kështu e lirova.”

Referenca: Sahihu i Buhariut 4393

Hadithe të ngjashme: Shiko (4)

Fjalë të panjohura?